Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë: Rënia e çmimit të karburanteve, zero ndikim tek biletat e transportit

by te Sheshi
08/03/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosovë: Rënia e çmimit të karburanteve, zero ndikim tek biletat e transportit

Nga Bashkim Kastrati

Kur shtrenjtohet çmimi i karburanteve në Kosovë, kjo vërehet menjëherë tek disa produkte pasi që pësojnë rritje, me theks të veçantë produktet elementare dhe transporti. E më e keqja ndër gjithë këtë është fakti se kur bëhet kjo rritje, edhe kur bie çmimi i karburanteve, çmimet mbesin të njëjta.

Javët e fundit ka pasur rënie të dukshëm të çmimeve të karburanteve, por nuk ka pasur ulje të çmimeve. Për shembull taksistët dhe autobusët e relacioneve të gjata patën shtrenjtuar çmimin e biletave kur u shtrenjtuan karburantet, por të njëjtit nuk e kanë zbritur çmimin edhe pse tashme ka rënie të çmimit të karburanteve.

Aktualisht, një litër naftë kushton mesatarisht 0.83 cent, ndërsa një litër benzinë 0.86 centë. Por pavarësisht kësaj, udhëtarët e relacioneve, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjakovë, Prishtinë-Prizren apo Prishtinë-Istog, e paguajnë të njëjtë çmimin e biletës që kushton pesë euro, përkatësisht katër euro për studentë. Gjithashtu edhe kompanitë e taksive apo taksitë private nuk e kanë ndryshuar çmimin.

Qytetarët shumëfish të dënuar

Kryetari i shoqatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, ka thënë për tesheshi.com se ulja e çmimit të karburanteve të naftës nuk është në proporcion të drejtë me uljen e çmimit të naftës së papërpunuar në bursa, derisa në bursa çmimi është ulur për katër herë, në Kosovë çmimet e karburanteve janë ulur për rreth 25 % .

Ai thotë se ky është problemi i parë, ndërsa sipas tij, problemi i dytë ose krijuesi i problemit është qeveria. Ai thotë se për t’i mbrojtur nivelet e taksave, tatimeve e akcizave, qeveria nuk ndërhynë për mbrojtjen e tregut dhe të qytetarit konsumator e taksapagues.

“Kjo ngase afro 20% të buxhetit qeveria e vjelë nga qytetari konsumator e taksapagues nëpërmes derivateve të naftës. Për ta kamufluar këtë ajo arsyetohet me veprimin e ligjshmërive të ekonomisë së tregut ani pse, sipas nesh, Kosova akoma nuk ka ekonomi të tregut, të paktën në të nuk veprojnë premisat e ekonomisë së tregut”, thotë Kaçaniku.

Ai thotë se në momentin kur pushojnë arsyet e ngritjes së çmimeve të një produkti, ato do të duheshin të kthehen në nivelin e mëparshëm me “automatizëm”. Kaçaniku thotë se në mungesë dhe mosnjohje të së drejtës së qytetarit konsumator për t’i matur cilësitë e produkteve dhe të performancave të shërbimeve të transpozuara në çmime, për mungesë të rregullatorit, Qeveria ose Ministria relevante do të duhej të merrte rolin e rregullatorit dhe t’i detyrojë transportuesit ( autobubus, avionë, tren, kombi-bus, taksi…) që t’i kthejnë çmimet në nivelin ku ishin në momentin kur kishin startuar me ngritje.

“Nëse qeveria heziton, për arsye e interesa të njohura për të, atëherë ajo do të duhej t’i subvenciononte çmimet e biletave, të paktën për kategoritë dhe për rastet e caktuara konsumatorësh”, theksoi Kaçaniku.

Ai thotë se qytetari konsumator është shumëfish i dëmtuar dhe i gjobitur pasi që detyrohet të paguajë çmim tepër të lartë të performancës së pamjaftueshme të qeverisë dhe të ministrisë relevante.

“Dëmtimi më i lartë është ai psikologjik, sepse qytetari konsumator trajtohet nën nivelin e dinjitetit i cili i takon. Qytetari konsumator e taksapagues i krahason çmimet edhe në shtetet e rajonit, në shtetet e zhvilluara dhe, duke parë dallime të mëdha, sheh edhe dallimin e madh në performancën e qeverisjes. Rezultat i kësaj matjeje del të jetë zhgënjimi por edhe dëshirimi, sepse qeveria bën më pak për të se sa bëjnë qeveritë e shteteve tjera për qytetarin konsumator të tyre”, u shpreh Kaçaniku.

Çmimet e transportit duhet të lëvizin në proporcion të drejtë me lëvizjen e çmimeve

Qytetarët ankohen  për moslirimin e produkteve apo shërbimeve edhe në rastet kur ka rënie të çmimeve.

“Si u liru nafti si nuk u liru, çmimet po janë të njëjta. Shembull: u zbrit çmimi i naftës, nuk u zbrit hiq çmimi i taksive apo autobusëve. Pra ata po fitojnë shumëfish, por kjo do të duhej që të jetë në lëvizje të vazhdueshme, nëse ulet çmimi i naftës, ulet edhe çmimi, nëse ngritët çmimi i naftës, le të ngritët edhe çmimi pasi që është e kuptueshme dhe për ne, pasi që këtu po jetojmë dhe i shohim këto ndryshime”, thotë Flamur Blakaj, qytetar nga Prishtina.

Por ankesat më të mëdha në këtë drejtim i kanë studentët dhe ata që udhëtojnë më shpesh në relacione të gjata. Ata thonë se kjo që po ndodh me çmimet është e pakuptimtë dhe do të duhej që të ekzistonte një mekanizëm që i rregullon këto çështje.

“Unë udhëtoj për në Pejë shumë shpesh, e paguaj autobusin katër euro, ky çmim u pati shtrenjtuar ku u ngrit çmimi i naftës, por prej asaj kohe ka pasur rënie të vazhdueshme dhe kjo është e pakuptimtë, sepse çmimi nuk ka ndryshuar fare. Unë dyshoj që ka edhe marrëveshje të kompanive të autobusëve për këtë çështje. Kjo është vetëm sa i përket transportit, por ka të bëjë edhe me produktet e tjera”, thotë Arlind Bajraktari. /tesheshi.com/

Related Posts

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Kreu i diplomacisë së Prishtinës, Petrit Selimi: Kosova po mbahet peng nga një grup nacionalist

Kreu i diplomacisë së Prishtinës, Petrit Selimi: Kosova po mbahet peng nga një grup nacionalist

Kryeministri izraelit i thotë “jo” ftesës së Obama-s dhe anulon udhëtimin në Uashington

Kryeministri izraelit i thotë “jo” ftesës së Obama-s dhe anulon udhëtimin në Uashington

I shumëprituri Galaxy S7 shfaq problemin e parë

I shumëprituri Galaxy S7 shfaq problemin e parë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni