Mediat kanë informuar mbi dy efektivë policorë të cilët pasi janë bërë tapë, kanë nisur dhe të qëllojnë në ajër në një gjendje çakërqejf. Edhe sipas informacionit të ofruar nga SHKB-ja për prangosjen e tyre, emrat e dy efektivëve janë: Edmond Sulaj, 43 vjeç dhe Amarildo Bala, 26 vjeç.
Interesant është fakti së akuzat ndaj tyre nuk ngjajnë aspak me ato që mund t`u drejtohen dy uniformave blu: ‘prishje së rendit publik’, ‘kundërshtim të punonjësit të rendit publik’ dhe ‘drejtim automjeti në mënyrë të parregullt’.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një lokal të Divjakës.
I vetmi shpjegim ngushëllues për këtë rast të çmendur është se dhe policët njerëz janë! /tesheshi.com/