Avionët luftarakë izraelitë kanë qëlluar me raketa pozicionet ushtarake siriane në Homs dhe në periferi të Damaskut në Siri, ku e pësuan me jetë katër civilë dhe dhe u lënduan 21 të tjerë.
Ushtria e regjimit sirian tha se mbrojtja e saj ajrore ishte përballur me sulmin i cili ishte nisur nga hapësira ajrore libaneze.
Transmetuesi shtetëror sirian al-Ikhbariya tha se katër civilët, duke përfshirë një fëmijë, ishin nga rajoni Sahnaya në jug të Damaskut.
Në vitet e fundit, Izraeli ka kryer qindra sulme në Siri që thotë se kanë goditur armikun e saj rajonal, Iranin dhe grupin libanez Hezbollah, të cilin e quan “kërcënimin më të madh për kufijtë e saj”.
Irani dhe Hezbollahu po luftojnë në krahun e presidentit Bashar al-Assad në luftën siriane dhe Izraeli thotë se po ata po përpiqen ta kthejnë Sirinë në një front të ri kundër izraelitëve. /tesheshi.com/