Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Edhe një herë i prerë në besë, ja pse Agron Duka do të ikë nga Lulzim Basha

by te Sheshi
23/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Edhe një herë i prerë në besë, ja pse Agron Duka do të ikë nga Lulzim Basha

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, është i vetmi aleat i Bashës që ka vendosur të dalë më vete në zgjedhje dhe jo si “shtojcë” e listës së kandidatëve demokratë. Si u pre në besë nga Rama dhe nga Basha gjatë karrierës së tij politike…

Agron Duka, një biznesmen që iu fut politikës gati aksidentalisht, ka një profil atipik në spektrin e politikës shqiptare. Ai e koncepton politikën si një “besëlidhje” mes burrave, por për fatin e tij të keq i është dashur të zhgënjehet shpesh. Së fundmi ai i qëndroi fort besës së dhënë kreut të PD-së, Lulzim Basha për të qëndruar bashkë në opozitë, edhe pse nuk ishte dakord me të kur refuzoi paketën e parë “McAllister” të marrëveshjes.

Por, pas marrëveshjes Basha-Rama, Dukës dhe burrave të tjerë që i qëndruan PD-së në krah deri në vendimin radikal për të bojkotuar zgjedhjet, iu ofrua një “kockë” nga pakti i madh: futja e emrave të tyre në listën e PD-së dhe “shkrirja” e partive të tyre për hir të maksimalizimit të votave nën siglën blu.

Në këto kushte, Dukës i mbetet që të bëhet një ushtar i thjeshtë në listën e PD-së ose të masë forcat e tij në elektorat me partinë që drejton. Ai ka zgjedhur të dytën.

Pse Duka doli nga rreshti opozitar

Kreu i PAA-së i rezistoi ofertave që i bëri Rama me shkues Fatos Nanon, mikun e tij të hershëm, i cili e pati futur në politikë. Gjatë gjithë kohës që opozita qëndronte në çadër dhe pa u regjistruar në zgjedhje, i vetmi aleat i Bashës që miklohej nga e majta ishte Duka. Por ish-ministri socialist në kohën e Nanos vendosi t’i qëndronte “besëlidhjes” opozitare duke vlerësuar më shumë fjalën e burrit se sa taktikat politike të momentit.

Por ndodhi ajo që nuk priste: marrëveshja e bërë nga Basha penalizonte partitë e vogla aleate, duke mos u dhënë mundësi të futen në koalicion parazgjedhor me PD-në.

Në këmbim Basha u ofroi vende të sigurta në lista krerëve të partive të vogla, me kusht që ato mos të kandidonin vetëm.

Burime nga negociatat e Bashës me aleatët bëjnë të ditur se Duka i kërkoi 3 vende të sigurta në lista duke pretenduar se ka elektorat të paktën në tre qarqe të ndryshme. Refuzimi i Bashës po e çon atë drejt futjes vetëm në zgjedhje dhe një afrimi sërish me PS-në. “Pas zgjedhjeve jam i hapur të bëj koalicion me Partinë Socialiste”, tha ai.

Tradhëtia e dytë e Bashës ndaj Dukës

“Unë gjykoj se fjala e dhënë është e rëndësishme në politikë dhe me këtë nuk do të them, që nuk ka kompromise politike, por në fund të fundit duhet të ketë disa rregulla loje. Jo njerëz të cilët gjatë gjithë backgroundit të tyre politik vetëmë kanë gënjyer se pse kjo i prish të gjitha rregullat e lojës”.- thotë Duka, të cilit i është dashur të përballet me mungesën e “besës’ shpesh në politikë.

Historia e tij në politikë është një histori prej “fjale burri”, të cilën ai e ka parë se nuk funksionon në mënyrë të duanshme. Dhe pse nga një familje e djathtë, në vitin 2001 ai pranoi ofertën e Fatos Nanos për të kandiduar në Shijak si i pavarur i mbështetur nga PS-ja dhe fitoi. U bë ministër i Bujqësisë duke ruajtur miqësitë nga e djathta dhe duke vijuar të ketë mbështetje në elektoratin e djathtë dhe pse ish-kreu i PD-së Sali Berisha e akuzonte nga selia blu si “Duka i krimit” apo “Klani i Zemunit”.

Pas ardhjes së Ramës në PS atij i ofrohet nga kreu i ri që të bëhej pjesë e strukturave të PS-së për të vijuar karrierën në këtë parti, por Rama nuk e kandidon për deputet në vitin 2013 duke bërë që të ikte nga PS-ja drejt Partisë Republikane.

Në zgjedhjet vendore të  2015-ës i bëhet ofertë nga Basha për të kandiduar nën siglën e PD-së në Durrës përballë Vangjush Dakos. Duka pranoi, por Basha ndryshoi mendje pas konsultimit me Berishën.

Pak kohë më vonë, kreu historik i PAA-së, Lufter Xhuveli i bën ofertë që të marrë në drejtim partinë duke pasur parasysh dhe profilin e tij si njeri i sipërmarrjes në agro-biznes. Pas disa konsultimeve e pranon dhe nis riformatimin e kësaj partie, afron pranë saj biznesmenë të vjetër si Adi Haxhiymerim si kandidat në Tiranë, dhe ish-deputetë të PS-së si Marko Bello e Gazmir Bizhga.

Me modelin e njeriut babaxhan, që çfarë mendon e thotë, Duka ka vendosur që për herë të parë të provojë fatin i vetëm në politikë. Duke pranuar se i vetmi tipar që ka si politikan është sinqeriteti  dhe se e di që kjo nuk pi ujë në politikë, tani po i hedh sytë për aleancat paszgjedhore, e cila mund të jetë me PS-në. Aksioma e tij është: “cila parti e madhe më garanton heqjen e akcizës së naftës në bujqësi, bëhet aleatja ime”. Ndaj nuk është çudi që ta shohim sërish krah Ramës pas 25 qershorit, duke i besuar kësaj here jo “fjalës së burrit”  por “kompromisit politik”. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
BE i vendos 6 kushte Shqipërisë për disiplinën financiare: mbyll përfundimisht ndarjen e pronësisë

BE i vendos 6 kushte Shqipërisë për disiplinën financiare: mbyll përfundimisht ndarjen e pronësisë

Keku i 4 filxhanëve, pa gjalpë dhe pa vezë

Keku i 4 filxhanëve, pa gjalpë dhe pa vezë

EKSKLUZIVE/ Joseph DioGuardi: Sanksione Maqedonisë për zbatimin e të drejtave të shqiptarëve

EKSKLUZIVE/ Joseph DioGuardi: Sanksione Maqedonisë për zbatimin e të drejtave të shqiptarëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni