Një tjetër zë i fuqishëm europian, Martin Schulz, deklarohet kundër mbylljes së zonës Schengen: “Mua më duket se shumë prej atyre që këto ditë bëjnë thirrje për mbylljen e kufijve, duke varrosur kështu Schengenin, nuk munden apo nuk duan të shohin se efektet do të ishin katastrofike”, tha Schulz në një intervistë për francezen Passauer Neue Presse.
Zyrtari i lartë europian shtoi se dëmet ekonomike do të ishin masive dhe kërcënimi ndaj rritjes së vendeve të punës do të ishte i madh.
Ky reagim vjen pas shtimit të zërave për pezullimin e lëvizjes së lirë brenda vendeve të Bashkimit Evropian, për shkak të fluksit të pakontrollueshëm të emigrantëve. /tesheshi.com/