Kryeprokurori Adriatik Llalla mohoi të ketë lidhje mes cannabisit të prodhuar në Lazarat dhe ISIS-it, siç kanë shkruar së fundi disa media të huaja.
Kreu i Akuzës shqiptare ishte në Gjirokastër ku tha se kannabisi në Lazarat nuk ka lidhje me terrorizmin.
“Kemi punuar ngushtë me policinë për të hetuar çdo rast kultivimi e për të çuar para drejtësisë të gjithë individët e dyshuar si të përfshirë në kultivimin apo prodhimin e kannabisit. Por nuk kemi asnjë rast të përfshirjes së tyre me shtetin e ISIS-it”, tha Llalla. /tesheshi.com/