A keni drekuar apo darkuar ndonjëherë në një restorant –muzeum?
Nëse dëshironi ta përjetoni këtë eksperiencë nga afër udhëtoni për në Madrid tek “Sobrino de Botín” pranë sheshit Plaza Mayor.
Restoranti në fjalë është konsideruar si më i vjetri në botë. Kjo tavernë është hapur në vitin 1725 dhe është rikonstruktuar vetëm një herë.
Edhe vetë Ernest Heminguej e ka përmendur në dy nga novelat e tij dhe e ka cilësuar si restorantin më të mirë në botë. /tesheshi.com/