Ish-kryeministri maqedonas, përkatësisht kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka luajtur teatër pas revoltës popullore që pasoi faljeen e Ivanovit, për politikanët nën hetim.
Në një dalje për mediat, pikërisht në kohën kur mbante konferencën për shtyp ekipi i prokurores speciale Katica Janeva, e cilësoi jo të drejtë faljen e Ivanov, pasi sipas tij në listën e të falurve është edhe Zoran Zaev, për të cilin tha ka që ka dëshmi të fuqishme për fajësinë e tij. Ndërkohë, Gruevski tha se vendimi i Ivanovit i ka pamundësuar zyrtarëve të VMRO-së për të dëshmuar pafajësinë e tyre ndaj akuzave të Janevës.
Gruevski akuzoi Zaevin se përmes skenarëve të destabilizimit po tenton që t’i shmanget zgjedhjeve më 5 qershor.
/tesheshi.com/