Çdo vit, edhe qytetet gjermane vuajnë nga “lufta” e fishekzjarreve para të Vitit të Ri, gjë që ka çuar autoritetet në idenë e ndalimit të mjeteve piroteknike për përdorim privat.
Shumica e gjermanëve do të mbështesin ndalimin e piroteknikës në qytetet e tyre për prag të Vitit të Ri, tregoi një sondazh.
Në një sondazh nga Instituti Civey, gati 60 për qind e më shumë se pesë mijë të anketuarve mbështesin një ndalim të mundshëm të tyre.
Gati 41 për qind e njerëzve u përgjigjën “po, patjetër” në pyetjen se “a duhet që përdorimi i piroteknikës në Vitin e Ri të ndalohet në qendrat e qyteteve gjermane”.
Anketa tregoi se ndalimin e preferojnë më shumë gratë.
Nga ana tjetër, ahoqata e prodhuesve të mjeteve piroteknike (VPI) kohët e fundit ka kritikuar gjithnjë e më shumë ndalimin e tillë në qytetet kryesore gjermane.
Këtë fundvit edhe Shqipëria shfaqet e qetë si kurrë ndonjëherë prej kapsollave e fishekzjarreve në ambientet publike. Një vendim qeverie ka ndaluar tregtimin e tyre, duke mundësuar kështu një atmosferë më pak të zhurmshme nga një lloj “97”-te festive. /tesheshi.com/