Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka përcjellë urimin e tij për nisjen e vitit të ri shkollor. Krejt në stilin e tij, atë patetik, Basha e nis urimin kortezial me fjalët: “Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes!”.
Më pas, duke ruajtur theksin poetik në urim, e mbyll atë me një metaforë për ndryshin pushtetesh, d.m.th, ardhjen e tij në krye të punëve të vendit.
“Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!”, shkruan Basha, fjalë të ilustruara nga një foto e tij mes fëmijësh në shkollë. /tesheshi.com/