Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një inspektim te Forcat e Sigurisë së Kosovës, e kjo një ditë para se këto forca të shndërrohen me ligj në ushtrinë e Kosovës.
Vendimi pritet të merret paraditen e së premtes në një seancë të Kuvendit të Kosovës, prej së cilës do të dalë dhe ushtria. Beogradi po e përjeton këtë moment si Pavarësinë e dytë dhe po bën ç’mos për ta bllokuar si proces.
Nga ana tjeër, qeveria ka marrë një mbështetje amerikane për ta vijuar themelimin e ushtrisë, kjo në një formë shumë të kamufluar. /tesheshi.com/