Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Economist”: udhëtimi pa viza në ngërç, shumë pak pasaporta në botë e garantojnë

by te Sheshi
31/08/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“The Economist”:  udhëtimi pa viza në ngërç, shumë pak pasaporta në botë e garantojnë

Pak gjëra në jetë mund të jenë aq frustruese sesa të aplikosh për një vizë ruse. Kështu nis një artikull në “The Economist” ku listohen edhe pasaportat më të vlefshme në botë, sa i takon përfitimeve të qytetarëve nga shtetësia e tyre.

Së pari, për një pasaportë ruse duhet të plotësosh një formular që nuk mbaron kurrë: listën me të gjitha vendet që ke vizituar përgjatë 10 viteve të fundit, me datat e sakta, detaje të punëdhënësve dhe menaxherëve të mëparshëm, historinë e arsimimit, numrat e siguracionit-  gjëra pafund. Më pas duhet të të sigurish një letër zyrtare ftese nga organizata që po viziton. E sikur këto të mos ishin të mjaftueshme, duhet të përshkrosh gjithë qytetin deri tek një zyrë në anën tjetër, për të lënë shenjat e gishtërinjve.

Procesi, sipas artikullit i kushtoi personit që aplikoi rreth 1 muaj kohë dhe vetë revistës me qindra dollarë. Udhëtimi në Shën Petërsburg ishte vetëm për një natë.

Duke u ankuar për këtë sagë tek një kolegu i vet indian, gazetari nuk mori asnjë shenjë dashamirësie. “Tani ti e di edhe vetë se çfarë kalojmë ne të gjitha herët që na duhet të hyjmë në Britani”, shfryu ai.

Në të vërtetë, britanikët e kanë quajtur gjithnjë të mirëqenë udhëtimin e lirë, pa pengesa e burokraci. Sipas një raporti të fundit,

një britanik mund të hyjë në 173 nga 218 vendet e botës ose pa vizë ose duke marrë vizë në aeroport. Këto shifra as nuk krahasohen me vetëm 52 vende që mund të hyjë një qytetar indian (pjesa më e madhe e tyre disa vende të largëta e të humbura në Paqësor e në Karaibe).

Britania është një ndër vendet që kanë pasaportat më të vlefshme në botë. Por në krye vjen Gjermania. qytetarët e saj mund të kenë hyrje të lehtë pa viza në 175 vende. Në anën tjetër të listës, nuk është shumë e habitshme kur gjen disa nga kombet me më shumë telashe në botë, përfshirë Afganistanin, Sirinë dhe Somalinë.

Duket interesante të shohësh sesi lëviz bota kur vjen puna tek vizat për udhëtime. Ndërsa gjithnjë e më shumë kombe po përshtasin vizat biometrike, ato duhet, në teori, të kenë si qëllim lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve. Dhe përgjithësisht ndërsa ekonomitë e vendeve bëhen më globale, ato tentojnë të lehtësojnë regjimin e vizave për udhëtarët.

Në dy vitet e fundit, p.sh, qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë qenë në gjendje të udhëtojnë të udhëtojnë pa vizë drejt më shumë se 45 vendeve sesa më përpara. Mes këtyre vendeve përfshihen edhe ato të zonës Shengen, një grup prej 26 kombesh europiane që kanë hequr kontrollin e pasaportave, duke i bërë Emiratet të parin vend arab që i jepet liri për lëvizjen pa viza në Europë.

Por, ndërsa BE ndodhet nën peshën e krizës së emigrantëve, mbetet e paqartë sesa vende të tjera mund ta kenë këtë privilegj në vitet e ardhshme. Nuk është vetëm Europa që po nxjerr brirët në këtë drejtim. Amerika, gjithashtu, po shtrëngon programin e vizave pas sulmeve terroriste në Europë. Dhe kjo përpara sesa vendi të shkojë në zgjedhje, ku mund të zgjidhet edhe një president i prononcuar kundër emigrantëve si Donald Trump.

Ngritja e pengesave për hyrjen në vend nuk është frustruese vetëm për udhëtarët, por është gjithashtu një politikë dritëshkurtër. Aktualisht, thuajse të gjithë mendojnë se vizat janë një e keqe e nevojshme. Ato i ofrojnë qeverisë një mënyrë për të kontrolluar kufijtë e saj, si për të rregulluar fluksin e emigrantëve ashtu edhe për të pikasur kërcënimet për sigurinë. Por shtimi i dokumentacionit dhe tarifave gjithashtu dëmtojnë udhëtimin legjitim të turistëve dhe të biznesmenëve. Kërkimet nga Instituti Cato tregojnë se eleminimi i të gjitha vizave të udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara do të shtonte nga 90 miliardë dollarë deri në 123 miliardë dollarë shpenzimet vjetore të turistëve. Me një vlerësim të thjeshtë, zbatimi i kufizimeve mund të ulë tregtinë dhe investimet e huaja direkte për disa vende deri në 25 për qind.

Nga gjithë kjo situatë, duket se do të rrjedhë mjaft kohë, përpara se afganët të “zbulojnë” botën me të njëjtën liri si gjermanët.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
E rrallë: kjo është telekomanda e parë për qentë

E rrallë: kjo është telekomanda e parë për qentë

Miratimi i ligjit të vettingu-t, misioni Euralius: hapet rruga drejt besimit tek drejtësia

Miratimi i ligjit të vettingu-t, misioni Euralius: hapet rruga drejt besimit tek drejtësia

Albin Kurti paralajmëron: protesta kundër Demarkacionit, jo e qetë

Albin Kurti paralajmëron: protesta kundër Demarkacionit, jo e qetë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni