Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Economist”: Presidenti i Amerikës, një kryengritës rebel në krye të Shtëpisë së Bardhë

by te Sheshi
05/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
“The Economist”: Presidenti i Amerikës, një kryengritës rebel në krye të Shtëpisë së Bardhë

Ndryshimet e mëdha që po sjell ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë e Donald Trump dhe politikat e tij që kanë sjellë jo pak shqetësim mes qytetarëve amerikanë dhe aleatëve nëpër botë, kanë marrë vëmendje në shtypin ndërkombëtar. Perceptimet janë të ndryshme e të larmishme, siç është edhe ai i një kryengritësi rebel që sillet në një artikull të “The Economist”.

“Uashingtoni ndodhet në zgrip të revolucionit. Ritmi i vakët i inagurimit, gjatë janarit, ishte ende i freskët, kur Donald Trump hodhi koktejlin e parë molotov të politikave dhe urdhërave kundër portikëve shkëlqyeshëm të bardhë të kryeqytetit. Ai nuk u ndal. Duke hequr dorë nga Partnershipi i Trans-Paqësorit, duke kërkuar rinegociimin e NAFTA-s dhe një mur me Meksikën, duke rrëzuar emigracionin, duke u ngrohur me Britaninë e post-Brexit dhe Rusinë, duke u ftohur me Bashkimin Europian, duke mbrojtur torturën, duke sulmuar shtypin: drejt përpara ai dhe njerëzit e tij po sulmojnë, duke lënë pas rrënojat tymuese të pasojave.

Për kritikët, Trump është moskokëçarës dhe kaotik. Kurrë më shumë se kështu sa i takon urdhër-ndalimit për qytetarët nga shtatë vende të Lindjes së Mesme – draftuar në mënyrë sekrete, zbatuar me nxitim dhe pa gjasa në përmbushjen e qëllimit të deklaruar, atë të spastrimit të Amerikës nga terrorizmi. Madje, edhe aleatët e tij republikanë u ankuan se një politikë e hollë dhe popullore si kjo u dëmtua nga vënia në zbatim.

Në politikë, normalisht kaosi çon drejt dështimit. Për Trumpin, kaosi duket se është pjesë e planit. Premtimet që dukeshin hiberbolike në fushatë, tashmë po arrijnë në një revoltë serioze vdekjeprurëse që synon tronditjen e Uashingtonit dhe të botës.

Për të kuptuar rebelimin e Trump, duhet të nisim me përdorimet e zemërimit. Në një Amerikë të ndarë, ku pala tjetër jo vetëm e ka gabim, por është edhe e keqe, konflikti është një aset politik. Sa më shumë Trump përdorte në fjalimet e tij të zjarrta ofendime për qëndrimin korrekt publik, aq më shumë mbështetësit e tij ishin të bindur se ai me të vërtetë do të largonte tradhtarët, elitën lakmitare nga sallonet e tyre të Uashingtonit.

Krye-granat-hedhësit e tij, Stephen Bannon dhe Stephen Miller, tashmë e kanë sjellë këtë logjikë në qeveri. Çdo herë që demostruesit dhe media tubohen kundër Trump, kjo është një provë se ai po bën gjënë e duhur.

Nëse prurjet nga krahu Perëndimor janë kaotike, kjo shkon vetëm për të provuar se Trump është një burrë veprimi ashtu si ka premtuar se do të jetë. Fshehtësia dhe konfuzioni për ndalimin e emigrantëve nuk janë shenja të dështimit, por sesi njerëzit e tij shmangën ekspertët që i shërbenin vetëm vetes e që zakonisht minojnë vullnetin e popullit.

Politikat e konfliktit janë parzmore ndaj një pikëpamjeje për botën që refuzon dekada të tëra të politikës së jashtme amerikane. Taktikisht, Trump nuk ka kohë për trupat shumëpalëshe që qeverisin gjithçka, nga siguria tek tregtia, e mjedisi. Ai beson që sa më pak vende duhet të korrin përfitimet, ndërsa Amerika mbulon faturën. Mund të shfrytëzohet pushteti për të arritur një marrëveshje më të mirë duke përzgjedhur vendet një nga një.

Bannon dhe të tjerët e hedhin poshte diplomacinë strategjike amerikane, gjithashtu. Ata besojnë se shumëpalësia përbën një internacionalizëm liberal të vjetëruar. Beteja e sotme ideologjike nuk është për të drejtat universale të njeriut, por mbrojtja e kulturës “hebrejo-kristiane” nga masakrimi i civilizimeve të tjera, në veçanti nga Islami. Parë përmes këtij prizmi, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë pengesat dhe Vladimir Putin, për momentin, është një aleat i mundshëm.

Askush nuk mund të thojë sesa fort beson Trump në gjithë këtë. Ndoshta, mes gjithë ceremonialeve të pushtetit, ai do të lodhet nga lufta guerrile. Ndoshta një korrektim i aksioneve do ta trazojë shefin ekzekutiv të kombit sa ai të largojë Bannon. Ndoshta një krizë do ta detyrojë atë të hidhet në krahët e shefit të stafit dhe të sekretarëve të Mbrojtjes e të Shtetit, asnjë prej të cilëve nuk është i tipit “kryengritës”. Por mos ta llogarisim se kjo do të ndodhë së shpejti. Dhe nuk duhet të nënvlerësojmë dëmin që mund të ndodhë që në fillim.

Amerikanët që e refuzojnë Trumpin, natyrisht, e kanë frikë pjesën më të madhe të gjërave që ai mund të bëjë në vendin e tyre. Ata kanë të drejtë të shqetësohen, por gjithsesi kanë njëfarë mbrojtje nga institucionet dhe ligji. Në botën më të gjerë, sidoqoftë, kontrollet ndaj Trumpit janë të pakta. Pasojat mund të jenë të rënda.

Pa mbështetjen aktive amerikane dhe pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, makineria e bashkëpunimit global mund të dështojë. Organizata Botërore e Tregtisë mund të mos jetë më e vlefshme as për emrin që mban. Traktate të panumërt dhe konventa do të rrezikoheshin. Edhe pse secila prej tyre qëndron më vete, së bashku ato krijojnë një sistem që e detyron Amerikën të lidhet me aleatët e vet dhe të projektojë pushtetin e saj në të gjithë botën. Për shkak se mënyrat e bashkëpunimit për të cilat janë dashur dekada të konsolidohen, e nuk mund të rindërtohen menjëherë, dëmi mund të jetë afatgjatë. Në spiralen e mosbesimit dhe padive reciproke, vendet që nuk janë të kënaqura me botën do të joshen ta ribëjnë atë, nëse është e nevojshme edhe me forcë.

Çfarë duhet bërë? Detyra e parë është kufizimi i dëmit. Ka pak kuptim të shkëpusësh marrëdhëniet me Trump. Republikanët e moderuar dhe aleatët e Amerikës duhet t’i tregojnë atij përse Bannon dhe bashkë-ideologët e tij janë gabim. Madje, edhe në kuptimin më të ngushtë të interesave amerikane, oreksi i tyre për bilaterizëm është i keqdrejtuar, jo më së paku për shkak të dëmit ekonomik nga kompleksiteti dhe kontradiktat e një rrjedhi marrëdhëniesh bilateral që mund të jenë më të shumta sesa çdo fitore nga negociimi më i ashpër.

Trump, gjithashtu ka nevojë t’i sillet në vëmendje se aleancat janë burimi më i madh i fuqisë së Amerikës. Rrjeti i saj unik luan një rol shumë të madh në ekonomi dhe në fuqinë e saj ushtarake duke e bërë atë superfuqi botërore. Aleancat e ndihmojnë atë të ngrihet mbi rivalët rajonalë, Kinën në Azinë Lindore, Rusinë në Europën Lindore, Iranin në Lindjen e Mesme. Nëse Trump dëshiron me të vërtetë ta vendosë të parën Amerikën, prioriteti i tij duhet të jetë forcimi i lidhjeve e jo trajtimi i aleatëve me përbuzje.

E nëse kjo këshillë injorohet? Aleatët e Amerikës duhet të këmbëngulin në ruajtjen e institucioneve shumëpalëshe për ditën pas Trumpit, duke ruajtur financat e duke kufizuar grindjet midis tyre. Dhe ata duhet të planifikojnë për një botë pa lidershipin amerikan. Nëse dikush joshet të hedhë vështrimin nga Kina për marrjen e mantelit, ajo nuk është gati, edhe pse mund të ketë dëshirë. Europa nuk do të ketë më luksin e financimit të ulët të NATO-s dhe reduktimit të shërbimit të jashtëm.

Brazili, fuqia rajonale duhet të jetë i përgatitur për të ndihmuar në drejtimin e Amerikës Latine. Në Lindjen e Mesme të frakturuar, shtetet arabe do të duhet të gjejnë një formulë për të jetuar në paqe me Iranin.

Rrjeta e bilaterizmit dhe rajonalizmi manipulative janë shumë më keq për Amerikën sesa bota që trashëgoi Trump. Nuk është tepër vonë për të të dalë në përfundimin sesa shumë më keq do të jetë, të heqë hedhësit e bombave dhe të ndryshojë kurs. Bota duhet të shpresojë për këtë orienrim. Por duhet të përgatitet për trazirat”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Ali Ahmeti: nuk jam kriminel; ka ardhur dita ime!

Ali Ahmeti: nuk jam kriminel; ka ardhur dita ime!

Paradoksi/Firma e modës nxjerr koleksionin e veshjeve për të pastrehët, ata nuk i blejnë dot kurrë (foto)

Paradoksi/Firma e modës nxjerr koleksionin e veshjeve për të pastrehët, ata nuk i blejnë dot kurrë (foto)

Seria A: Peskara e dorëzuar pa kushte, Milani në rënie të lirë

Seria A: Peskara e dorëzuar pa kushte, Milani në rënie të lirë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni