Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Economist”: përse nuk është shpërbërë Bosnje-Hercegovina

by te Sheshi
01/11/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“The Economist”: përse nuk është shpërbërë Bosnje-Hercegovina

Nga Spanja në Ukrainë, dhe nga Skocia në Italinë e Veriut, çështje krahinore kërcënojnë të riformatojnë shtetet europiane. Pritshmëri të ngjashme janë këmbëngulëse edhe kur vjen puna tek Bosnja. Që prej mbarimit të luftës boshnjake në vitin 1995, politikanë të huaj, gazetarë dhe analistë kanë paralajmëruar për shpërbërjen dukshëm të afërt të shtetit. Vite pas përfundimit të detyrës si “Përfaqësues i Lartë” për Bosnjen midis viteve 2002 -2006, Paddy Ashdown foli për frikërat e tij se vendi po i drejtohej ndarjes. Por kjo nuk ka ndodhur. Madje edhe nëse e ardhmja e vendeve europiane është vënë në dyshim, Bosnja qëndron e paprekur. Përse nuk ka rënë ky shtet?

Lufta vuri përballë tre grupet kryesore etnike të Bosnjes: serbët, kroatët dhe boshnjakët muslimanë – kundër njëri-tjetrit. Vendi shpërtheu pas rrëzimit të Jugosllavisë, dhe Serbia e Kroacia u munduan ta përfshinin atë në planet e tyre, respektivisht për Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe. Komunitetet tashmë jetojnë më të ndarë sesa përpara luftës, por në nivelin individual njerëzit ende merren vesh. Marrëveshja e paqes që sinjalizoi fundin e luftës u shoqërua me formula komplekse për qeverisjen e vendit.

Si rezultat, Presidenca ndahet midis një serbi, një kroati dhe një boshnjaku, të cilët e bëjnë me radhë kryesimin çdo tetë muaj. Bosnja moderne përbëhet nga dy entitete me bazë etnike, që kanë të dyja qeveritë dhe presidentët e tyre, plus Brcko, një qytet autonom. Një entitet është Republika Serbe e dominuar nga serbët dhe tjetri është Federata, dominuar nga boshnjakët dhe kroatët. Federata konsiston në dhjetë kantone, që secili ka kryeministrin e vet. E gjitha kjo është qesharake, vërejnë kritikët.

Por, komplikacione të tilla nuk janë unike vetëm për Bosnjen. Mbretëria e Bashkuar në fund të fundit, ka katër entitete, tre parlamente rajonale dhe një kryetar shteti që duhet të jetë anëtar i Kishës së Anglisë. Pushteti në Bosnje ushtrohet nga entitetet dhe nga kantonet, jo nga qeveria kombëtare – diçka e ngjashme ndodh në Zvicër. Fokusimi tek performanca më shumë sesa tek detyra që mbart posti, vihen në dukje te fuqitë e vendit. Bosnja mund të ketë pesë presidentë dhe kryeministra pa fund, por në zgjedhjen e tyre marrin pjesë një numër konstant partish dhe koalicionesh që kërkojnë pushtetin.

Edhe pse qeverisja në Bosnje mund të jetë jo-funksionale, frika e një rikthimi tek dhuna ka efekt paqësues. Presidenti i Republikës Serbe ka vite që kërcënon të mbajë një referendum për pavarësinë që do të ishte përpjekje e paligjshme. Por shqetësimi, ndoshta nga një shpërthim potencial trazirash dhe mungesa e mbështetjes nga jashtë, e ka zmbrapsur atë.

Boshnjakët kanë menaxhuar gjithmonë që t’i lënë mënjanë ndryshimet mes tyre për të formuar qeveri në të gjitha nivelet, ndërkohë që nuk është formuar asnjë qeveri në Irlandën e Veriut që prej janarit. Boshnjakët priren të jenë shumë më fleksibël sesa mendojnë ata që jetojnë jashtë këtij vendi. (Qeveria e Republikës Serbe ka disa boshnjakë dhe kroatë në përbërje, që punojnë me partinë nacionaliste të presidentit, e përkushtuar për referendumin).

Sistemi vendos theksin tek konsensusi. Formalisht ose jo-formalisht, qeveritë në Bosnje kanë nevojë për partner, të cilët shpesh vijnë nga grupe të ndryshme etnike. Por Bosnja është përpjekur shumë të hedhë pas një reputacion të vjetër. Gerald Knaus, kreu i Paktit Europian për Stabilitetin, një qendër me bazë në Berlin e refuzon “klishenë se Bosnja është unike në jo-funksionalitetin e vet dhe se boshnjakët janë të fiksuar në mënyrë jo-racionale me etninë në një mënyrë që nuk gjendet në asnjë vend tjetër në Europë”. Ai fajëson këto klishe, pjesërisht, për fatkeqësitë e vendit: BE (ku Bosnja ka aplikuar për vend kandidat) dhe ata që nuk e njohin si duhet, vendosin kushte për vendin që, kur ai të mos i plotësojë, kjo shërben si provë se Bosnja është unike në jo-funksionalitetin e vet”.  Në të kaluarën, për shembull, BE ka kërkuar reformë kushtetuese. Por boshnjakët dëshmuan se ishin të paaftë ta bënin një gjë të tillë dhe përfunduan duke e tërhequr vendin edhe më pas fqinjëve të tyre. “Eshtë, thotë Knaus, një rreth vicioz”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
6 gjërat që nuk mund t’i pastroni asnjëherë me uthull molle

6 gjërat që nuk mund t'i pastroni asnjëherë me uthull molle

Sulmi në Manhatan, Trump: stop Lotarisë Amerikane!

Sulmi në Manhatan, Trump: stop Lotarisë Amerikane!

Nga Mentor TAHIRI: Mbi komunizmin si rrugëtim utopik (ndërmet filozofisë dhe pseudopatriotizmit)

Nga Mentor TAHIRI: Mbi komunizmin si rrugëtim utopik (ndërmet filozofisë dhe pseudopatriotizmit)

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni