Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Economist”: Paradoksi i Barak Obamës, një president shpirtëror që urrehej nga fetarët

by te Sheshi
16/01/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“The Economist”: Paradoksi i Barak Obamës, një president shpirtëror që urrehej nga fetarët

Amerika po i thotë “lamtumirë” një presidenti, jeta shpirtërore e të cilit përfaqëson një paradoks të jashtëzakonshëm. Barak Obama u urrye, në mos fjalë për fjalë u demonizua nga shumë njerëz që thonë se e kanë frikë Zotin, që ndjenin se politikat e tij ndaj të drejtave të riprodhimit, martesave të të njëjtit seks dhe kërkimeve qelizore ishin diçka shumë më keq sesa të gabuara. Një pjesë e mirë e bashkëkombasve të tij këmbëngulnin në besimin se ai ishte një kripto-musliman. Por më shumë sesa çdo president i vonë, ai ishte në gjendje të fliste për zhvillimin e vet shpirtëror si një i krishterë me bindje dhe me pasion.

Ai dukej rehat jo vetëm e thjesht me gjeneralitetet teiste që kërkoheshin nga besimi civil i vendit, por edhe me disa specifika të ashpra të teologjisë së krishterë. Dhe ashtu si vihet në dukje në një libër që pritet të dalë së shpejti me ese për liderët botërorë dhe besimin, Xhorxh Bush nuk i përmendi fjalët “Jezus”, “Krishti” apo “Shpëtimtari” qoftë edhe një herë gjatë tetë mëngjeseve zyrtare të Lutjeve që dha në Shtëpinë e Bardhë. Krahasojeni këtë me gjuhën prej besimtari të presidentit Obama në mëngjesin e lutjeve për Pashkët në vitin 2013, kur ai e përshkroi Jezusin e Nazaretit si “Shpëtimtarin tonë, që vuajti dhe vdiq dhe u ringjall si Zot dhe gjithashtu si njëri”.

Është e vërtetë se bindjet e tij personale duken se pësuan ndryshime, dhe u bënë më të forta nga ana teologjike, gjatë rrugës së karrierës së tij; dhe që dobia politike mund të ketë luajtur rolin e vet në gjithë këtë. Në librin “Kokëfortësia e Shpresës”, kujtimet e tij të botuara në vitin 2004, ai e përshkruan afrimin me besimin përmes një kishe që frekuentohej nga personat me ngjyrë në Çikago, ku Krishtërimi “shndërrohej në një lundër për bindjet e tij” për Drejtësi për të shtypurit. Por rreth asaj kohe, ai fliste për Jezusin më shumë si një mësues, sesa një figurë hyjnore dhe pohonte se mund të kishte shumë rrugë drejt shpëtimit. Në garimin për mandatin e dytë në vitin 2008, kur ndodhën edhe shoqërizimet për një afrim sekret të tij me Islamin, ai i theksoi kredencialet e veta të krishtera në një mënyrë më të hapur; dokumentet e fushatës thoshin se kur ishte i ri ai “ndjeu thirrjen e Shpirtit dhe pranoi Jezu Krishtin në jetën e tij”.

A ishte kjo një taktikë politike? Gjithçka mund të thuhet me siguri është se ka politikanë që flasin për gjërat e Zotit me vulnerabilitet dhe integritet që përçon respekt, dhe ka politikanë që u mungon kjo dhunti. Presidenti Obama sigurisht që i përket kategorisë së parë, ashtu si pararendësi i tij i përket me siguri të dytës. Dhe për aq sa mund të thuhet, Obama nuk kishte aspak në mendje audiencën njerëzore kur shkroi një lutje të cilën e vendosi në gurët e Murit Perëndimor të Jeruzalemit.

“Zot, më mbro mua dhe familjen time. Më fal mëkatet dhe më ndihmo të jem roje kundër krenarisë dhe dëshpërimit. Më jep mençuri për të bërë atë që është e drejtë dhe e duhur. Dhe më bëj instrument të vullnetit tënd”.

Këto fjalë do të kishin mbetur midis Obamës dhe krijuesit të tij nëse nuk do të ishin marrë dhe publikuar nga një gazetë izraelite.

Mes momenteve publike më fetare të presidencës Obama, një qëndron veç: eulogjia e tij në Çarlston, në Karolinën e Jugut pas vrasjes së një pastori me ngjyrë Clementa Pinckney, dhe tetë anëtarëve të komunitetit të tij.  Ajo që bota mban mend më mirë është interpretimi solo i himnit, “Amazing Grace”. Por, akoma më shumë e jashtëzakonshme sesa ajo që ai këndoi, ishte ajo që tha. Ai identifikoi si një moment mrekullie në një reagim ndaj familjeve të prekura prej vrasësit, një person që “nuk e dinte se po përdorej nga Zoti” apo kur paralajmëroi “mënyra sesi familjet e viktimave do të përgjigjeshin… me fjalë faljeje”.

Në një vend, kultura dominuese e të cilit e vendos kaq shumë theksin tek ndëshkimi dhe “mbyllja” si një përgjigje e nevojshme për veprimet e këqija, ështe një dhuratë e shënuar të dëgjosh fjalë të tilla që nuk tingëllojnë as hipokrite e as neveritëse, apo pa u dukur se hedhin poshtë madhësinë e krimit apo thellësinë e humbjes së familjeve. Ishte një sfidë e pastër kristiane ndaj bindjeve të rrymës në Amerikë, që në buzë të tjera mund të ishte dukur e vajtueshme. Por, presidenti Obama në një farë mënyre ia doli në krye.

*Artikulli i referohet botimit “I madhërishmi dhe i plotfuqishmi: si ia dalin liderët politikë me Zotin”, një titull i ri nga botimet  Biteback.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
CNN përzgjedh Librazhdin për temperaturën rekord nën zero

CNN përzgjedh Librazhdin për temperaturën rekord nën zero

Çfarë ka bërë Kosova për të (mos)ndaluar “trenin Haradinaj”?

Çfarë ka bërë Kosova për të (mos)ndaluar "trenin Haradinaj"?

Hoxhaj takon ambasadorët: Treni, pjesë e politikës agresive të Serbisë; do t’i përgjigjemi!

Hoxhaj takon ambasadorët: Treni, pjesë e politikës agresive të Serbisë; do t’i përgjigjemi!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni