Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Economist”: Dashuria e Stambollit për macet e rrugës

by te Sheshi
11/02/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 3 mins read
A A
“The Economist”: Dashuria e Stambollit për macet e rrugës

“Pa macet, Stambolli do të humbiste një pjesë të shpirtit të tij”, shpjegon një banor në “Kedi” (“Macja”), në një dokumentar të këndshëm të bërë së fundi. Në këtë qytet macet janë një simbol i gjallë. Qindra mijëra mace, të egra apo të buta, jetojnë së bashku me qytetarët e Stambollit.

Ata shpesh lënë pjata me ushqim dhe ujë në trotuar për macet, pasi këto të fundit mund t’i shohësh duke bredhur lirshëm ngado nëpër trotuare. Në një restorant mund të dhurosh para për lëmoshë, që më pas shkojnë drejt e te veterineri për kurimin e kafshëve të sëmura apo lënduara, mes tyre dhe macet; ndërkohë që në tezgën e një peshkatari, macet mund të hanë edhe sardele të saponxjerra nga Bosfori. Njerëzit sikur ndihen të detyruar të kujdesen për kafshët që sillen rreth shtëpive dhe punëve të tyre, pavarësisht mospërfilljes së lezetshme që vetë macet u bëjnë. “Macet e dinë se njerëzit e luajnë rolin e ndërmjetësit për të mirat e Zotit”, thotë një banor i Stambollit në film. “Ato s’është se s’janë mirënjohëse.”

Premiera e “Kedi” u dha në Festivalin e Filmit të Stambollit, për të vijuar më pas me shfaqjen në Nju Jork dhe qytetet të tjera botërore.

Stambolli është bërë fiks për njerëzit e dhënë pas maceve edhe në rrjetet sociale. Një faqe në Facebook, “Cats of Istanbul”, ka arritur 66,000 pëlqime. Në tetor, në Kadikoy u përkujtua një mace me emrin Tombili duke vendosur një statujë që u shoqërua me një fushatë në internet. Tombili u bë sensacion në rrjete sociale, pas publikimit të një fotoje që e tregonte macen e rrumbullakët duke ndenjur në rrugë, njëra putër e vendosur mbi shkallë e trupi i shtrirë e i rehatuar mirë. Një xhami në anën aziatike të qytetit, gjithashtu, zuri titujt e gazetave pas qarkullimit të disa fotove të maceve duke bredhur në mes të besimtarëve. Imami i dashur, Mustafa Efe, i mirëpret macet krahë-hapur.

Turqia nuk është i vetmi vend musliman që u dhuron maceve këtë përkujdesje. Macet në Islam konsiderohen si kafshë të pastërta e kjo shpjegohet nga hadithet, fjalët dhe veprat e koleksionuara të Profetit Muhamed, në të cilat ka shumë shembuj të dashurisë së tij për macet. Në një rast, transmetohet se Muhamedi preu mëngën e rrobës kur u ngrit për t’u falur, vetëm e vetëm që të mos shqetësonte një mace që ishte në gjumë në rroben e tij. Në një tregim tjetër, macja e Ebu Hurejrës (babai i koteleve) e shpëtoi Muhamedin nga një gjarpër vdekjeprurës.

Macet konsideroheshin rojtare në disa aspekte tjera në botën islame: ato mbronin libraritë nga dëmi i minjve dhe sëmundjet që kanë shkaktuar minjtë tek popullata.

Aferës së dashurisë së Stambollit me macet i paraprin Perandoria Osmane. Në perandori, të devotshmit kujdeseshin për macet nëpërmjet disa fondacioneve bamirëse lokale, apo siç njihen ndryshe vakëfe; në një imazh të kundërt, në qytetet europiane mesjetare macet nënçmoheshin dhe “përgojoheshin”. Anadolli, gjithashtu, është shtëpi për llojet e maceve Angora dhe Van, macet e bardha që kanë Heterochromia iridium, apo ngjyra të ndryshme të syve. Macet Van kanë një dashuri të pazakontë për ujin. Për këtë arsyje ato janë pozicionuar afër liqenit më të madh turk. Sipas një legjende, një çift i këtij lloji maceje ishte në anijen e Profetit Nuh; kur anija ndaloi në majen e Malit Ararat, macet kërcyen e notuan deri në breg.

Macet, sidoqoftë, janë të pranieshme edhe në politikë në shoqërinë e polarizuar turke. Në vitin 2014, ministri i Energjisë ia hodhi fajin një maceje që kishte hyrë në një central elektrik, në kohën kur u ndërpre energjia gjatë zgjedhjeve komunale.

Filmi “Kedi”, gjithashtu, flet për atë se çka mund t’ua vështirësojë eksiztencën këtyre maceve. Një i intervistuar thotë se popullata e Stambollit po has të njëjtat sfida sikur ato të maceve Vex: zgjerimi i popullatës dhe zhvillimi i shpejtë e i rrezikshëm urban ka transformuar qytetin viteve të fundit. Edhe pse mijëra emigrantë nga fshatrat e Anadollit, të shpërngulur për qëllime ekonomike, projektet e mëdha instrakturore dhe ndarjet politike, po riformësojnë këtë metropol, macet e rrugës mbesin konstante. Sikurse qyteti që shtrihet në 2 kontinente, edhe macet eksiztojnë brenda 2 botëve, asaj së egër dhe së butë, mirëpo një gjë i bashkon të gjitha: karakteri. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Disa “sekrete” dhe të mira që përfitoni nga konsumi i trahanasë

Disa “sekrete” dhe të mira që përfitoni nga konsumi i trahanasë

Kosova dy medalje në Paris: Majlinda Kelmendi e artë, Distria Krasniqi e bronztë

Kosova dy medalje në Paris: Majlinda Kelmendi e artë, Distria Krasniqi e bronztë

Menduh Thaçi dorëhiqet nga dorëheqja, sërish në krye të PDSH-së

Menduh Thaçi dorëhiqet nga dorëheqja, sërish në krye të PDSH-së

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni