Një xhami e re multi-milion funtëshe që po ndërtohet në Kembrixh është përshkruar si xhami që “të lë pa frymë” dhe “mahnitëse”.
Projekti është financuar me donacione nga e gjithë bota dhe tani ka arritur në gjysmën e punimeve.
Pasi të përfundojë, dhe llogaritet në fund të të 2018-ës, aty do të ketë hapësirë të mjaftueshme për 700 besimtarë.
Ajo gjithashtu do të mbajë titullin e “eko-xhamisë” së parë të Evropës. /tesheshi.com/