Qeveria kineze jua ka ndaluar nëpunësve civilë, mësuesve dhe studentëve që të agjërojnë gjatë muajit Ramazan, në një rajon i cili është i banuar kryesisht muslimanë në Kinën veriperëndimore.
The Independent njofton se rajoni Xinjiang, ku myslimanët e përbëjnë 58% e popullsisë, restorantet janë urdhëruar që të punojnë normalisht si çdo ditë tjetër të zakonshme.
Ndërkohë, grupet për të drejtat e njeriut kanë fajësuar incidentet mes të bashkësisë muslimane prej 10 milionësh dhe forcave shtetërore të sigurisë, për kufizimet fetare dhe kulturore.
Në një lajmërim në uebsajtin e qeverisë kineze shkruhet: “Anëtarët e partisë, kuadrot, nëpunësit civilë, studentët dhe të miturit nuk duhet të agjërojnë në Ramazan dhe nuk duhet të marrin pjesë në aktivitete fetare.” /tesheshi.com/