Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E vërteta e samitit ballkanik në Schloss Bellevue dhe nisma e SHBA për ta futur Maqedoninë në NATO: “Tani”!

by te Sheshi
04/06/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
E vërteta e samitit ballkanik në Schloss Bellevue dhe nisma e SHBA për ta futur Maqedoninë në NATO: “Tani”!

Frank Walter Steinmeier, ish-krau i djathtë i Angela Merkel, sot President i Gjermanisë, ndërmori para dy ditësh një nismë shumë të fuqishme, e cila nëse shikohet me kujdes ka arritur një zhvillim të bujshëm.

Ish-kryediplomati i Berlinit për më shumë se 5 vjet dhe një nga gjermanët më të “sertë” në politikë, mblodhi bashkë në Schloss Bellevue, (pallatin e mrekullueshëm presidencial të Republikës Federale, që ndodhet buzë lumit Spree, i famshëm për vargjet e Nolit), presidentët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një takim i qetë, i relaksuar, pa media dhe me shumë diskutime të lira, e që në fund për të parën herë kanë vendosur përballë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, siç nuk kishte ndodhur kurrë deri më sot.

Megjithatë, portalet serbe dhe ato tona, po merren me të famshmet lajme bajate të furnizuar nga zyrat e shtypit, të tipit “Vuçiç ia përplasi Thaçit”, apo “Gjarpri i Kosovës gëlltiti Aleksandrin”, e pallavra të tilla.

Por, siç mësohet nga burime diplomatike në Tiranë, Steinmeier u ka bërë të ditur Vuçiçit e Ivanovit se Gjermania ka marrë përsipër përfundimisht rolin e lidershipit në Ballkan së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që shumë shpejt Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s.

Në fakt, këtë e ka bërë të ditur edhe Presidenti Trump gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Uashingtoni ka nisur tashmë negociatat me Athinën për të mbyllur përfundimisht çështjen e vetos ndaj Shkupit, kurse Berlini po merret me “çmimin” financiar të kësaj lëvizjeje.

Athina pritet të përfitojë edhe një borxh shtesë për të paguar rrogat e pensionet dhe mësohet se ajo do të pranojë një zgjidhje për ta pranuar Maqedoninë në NATO me fusnotën IRJM.

Ndërsa ndryshimi i emrit mund të ndodhë pas disa vitesh kur të largohet rreziku rus dhe të ketë pasur rezultat Prokuroria Speciale me të ashtuquajturit politikanë nacionalistë që me projekte “Shkupi 2014” apo të tjera, e futën vendin në borxhe dhe rreziqe përplasje ndëretnike.

Në fakt, lëvizjen e shpejtë të gjërave në favor të Maqedonisë në NATO i ka bërë të ditur dhe ish-ministri i Jashtëm i Shkupit në një kolumne për të përditshmen Dnevnik.

“Nëse Greqia bindet në qëllimet e mira të qeverisë së re, është i mundur anëtarësimi i shpejtë i Maqedonisë në NATO. Kjo do të realizohet në një afat relativisht më të shkurtër, ndërsa për problemet tjera nevojitet më shumë durim”, shkruan Denko Malevski.

Një burim diplomatik në Tiranë, i tha tesheshi.com se gjatë udhëtimit të tij në Moskë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i ka deklaruar homologut të tij rus Sergej Lavrov, që jo vetëm Mali i Zi do të futet në NATO por edhe Maqedonia; dhe ka shtuar frazën “Now”, pra “tani”, që do të thotë sa më shpejt. Maqedonia i ka kaluar të gjitha fazat për t’u pranuar anëtare e NATO-s, wë në momentin që po merrte ftesën së bashku me Shqipërinë, në vitin 2008 kohë kur Greqia vendosi veton.

SHBA u morrën “personalisht” me Athinën për Shqipërinë, të cilën Greqia e ka kundërshtuar më fort, pasi i është  bërë të ditur se Shqipëria ishte prioritet absolut. Nuk ishte rastësi: në të njëtin vit, më 17 shkurt 2008 sapo ishte shpallur pavarësia e Kosovës.

Por tani, ndërkohë që Moska u bë gati ta gëlltisë sërish pjesën e Ballkanit që mori në vitin 1913 pas Luftës Ballkanike dhe imponoi në Konferencën e Londrës ndarjen e Shqipërisë, Uashingtoni i ka thënë “mjaft”.

Presidenti Donald Trump, vetëm dy javë pasi Tillerson ishte në Moskë, thirri Lavrovin në Shtëpinë e Bardhë duke i ka bërë të ditur se nuk do të ketë një “Jaltë” të re për Ballkanin, por gjithçka do të jetë siç është ndarë nga Stalini, Ruzvelti dhe Churchill-i në vitin 1945. Në atë kohë Jugosllavia u shpall neutrale.

Dhe pikërisht këtu qëndron “kleçka” në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Serbia ka arritur të marrë me marrëveshje ndërkombëtare të drejtën e trashëgimisë së Jugosllavisë; normalisht Sllobodan Milosheviçi e bëri atëherë për qëllime të tjera.

Por me këtë veprim, shtetet e tjera që shpallën pavarësinë nuk kanë detyrimin e vendosur në Jaltë që të rrinë neutrale, pasi të drejtën e trashëgimisë e ka marrë vetëm Beogradi.

Ndaj ky i fundit do të qëndrojë neutral për një aleancë politiko-ushtarake dhe i gatshëm për të hyrë në BE.

Gjatë takimit në Schloss Bellevue, Steinmeier ia ka bërë të ditur qartë Vuçiçit se duhet t’i lërë lojrat me spiunazh, siç ndodhi më 27 prill, por të shprehet qartë nëse e do hyrjen në BE apo jo. “Nëse nuk e doni, mund ta shprehni hapur, por jo duke qenë edhe drejt BE edhe me veprime me Moskën. Moska është rivali ynë gjeopolitik”, ka thënë presidenti gjerman. Dhe mësohet se Vuçiç ka shprehur “Po”-në, madje në prezencë edhe të Bujar Nishanit e Hashim Thaçit. Natyrisht, edhe të Gjeorgje Ivanovit.

Gjithçka mbi avancimin e Maqedonisë në NATO do të bëhet e qartë gjatë vizitës që Zoran Zaevi do të zhvillojë në mes të qershorit në Uashington, dhe më pas në fund të shtatorit në Gjermani. Kur të kenë përfunduar zgjedhjet parlamentare. /tesheshi.com/  

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Emigrantët, viktima jo vetëm në det! 9 të vdekur në një aksident në Bullgari

Emigrantët, viktima jo vetëm në det! 9 të vdekur në një aksident në Bullgari

Të pasionuar pas kopshtarisë, por nuk keni vend: ja një ide

Të pasionuar pas kopshtarisë, por nuk keni vend: ja një ide

Bukuri midis kaosit: shkrepje nga qytetet siriane që vijnë përmes Instagramit

Bukuri midis kaosit: shkrepje nga qytetet siriane që vijnë përmes Instagramit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni