Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E vërteta e protestave rumune dhe a mund të ngjisin si kauzë për opozitën shqiptare?

by te Sheshi
14/08/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
E vërteta e protestave rumune dhe a mund të ngjisin si kauzë për opozitën shqiptare?

Në këtë thatësirë politike dhe mediatike në vend, protestat në Rumani u kthyen në një lloj atu-je apo katalitazori për opozitën politike në Shqipëri që të gjejë një “këmbë” ku të mbështesë reagimin e pritshëm protestues të shtatorit.

Dhe e gjitha, nga një situatë serioze u kthye në një komedi me fotomontazhin e një vajze të veshur e ngjeshur, ku shkruhej që “nuk jemi si Shqipëria”, tentativë që synohej të nxiste sedrën e shqiptarëve.

Por çfarë qëndron me thelbin e protestave rumune, të cilat asnjëherë nuk është shpjeguar saktë?

Në Rumani, protestat janë nxiur nga opozita, e cila është një bashkim partish të qendrës dhe të djathtë, kundër qeverisë së qendrës së majtë, me në krye partinë Social Demokratie, ose më mirë grupimin që erdhi në pushtet pas ekzekutimit të Nikolae Çausheskut në vitin 1990.

Megjithatë, protestat janë organizuar nga grupe civile dhe sindikata të ndryshme. Pra, pavarësisht se kush qëndron pas tyre, në vijën e parë janë ato, grupimet civile.

Kauza kryesore e këtyre protestave është drejtësia. Qytetarët mbështesin prokurorinë speciale antikorrupsion, e cila prej mbi 4 vitesh ka ndërmarrë një fushatë të fortë ndëshkuese kundër politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Në Rumani janë proceduar 4 ish-kryeministra dhe 30 ish-kryebashkiakë me akuza korrupsioni. Partia Socialdemokrate në pushtet nuk arrin dot të emërojë liderët e saj në qeveri, pasi elita është e akuzuar zyrtarisht. Ndërkohë, kabineti qeveritar përbëhet nga teknokratë.

Nga ana tjetër, edhe nga e djathta ka të akuzuar, por duke qenë se nuk është në qeveri ata janë të lirshëm për të lëvizur politikisht.

Kulmi i irritimit social në Bukuresht arriti kur mazhoranca miratoi shkarkimin e Laura Codruta Kovesit, prokurores speciale, e cila ishte kthyer në një mankth për politikanët.

Shkarkimi i saj në fakt u firmos edhe nga Presidenti i vendit, Klaus Iohannis, i cili është dhe ikona politike e opozitës e kundërshtari më i egër i së majtës.

Pra kauza e protestave në Rumani është në një farë mënyre “shtytja e reformës në drejtësi”, po ta marrim me kutin shqiptar.

Ata kërkojnë që të vazhdojë punën pa pengesë prokurorja speciale për të dërguar para bankës së akuzuarve politikanët abuzues.

Po tek ne?

Prokuroria speciale ende s’është ngritur, gjithashtu edhe BKH-ja.

Opozita e djathtë, të paktën nuk e ka shtyrë ngritjen dhe emërimin e Prokurorisë Speciale apo SPAK-ut, që është trupa e cila do të hetojë politikën.

Madje PD dhe LSI kanë dalë kundër reformës në zbatim, kundërshtojnë vettingun që iu bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit aktual, duke sulmuar jo vetëm mazhorancën por edhe ndërkombëtarët.

Në Rumani protestat kanë një kauzë të qartë dhe është jo thjeshtë antikorrupsioni si parim, por konkretisht ata duan rikthimin e simbolit të gjuetisë së politikanëve në punë.

Kurse tek ne opozita kundërshtoi emërimin e Arta Markut si Kryeprokurore e Përkohshme madje edhe me bomba tymuese, por nuk ka nxitur apo propozuar asnjë masë sesi mund të mbushet vakumi bosh i drejtësisë në mënyrë që të zgjidhet sa më shpejt kreu i SPAK-ut.

Le ta bëjë një propozim e jo thjesht në konferencë rutinore shtypi; të nisë një process publik siç bëri Edi Rama dikur në opozitë me kandidaturat për Avokatin e Popullit. Të gjejë një kandidaturë që gjen përkrahje në publik, më pas ta vendosë në një shkresë zyrtare dhe publikisht t’ja propozojë Parlamentit për miratim. Dhe kërkon 84 vota. Nëse PS-ja e refuzon, atëherë po; jo vetëm mund të dalë në protesta, por realisht ka shumë gjasa që të gjejë mbështetje të madhe popullore.

Për të nisur një fushatë morale kundër korrupsionit duhet të largosh të korruptuarit.

Kjo duket si pak utopike po të shohësh parkingun e dy partive kryesore të opozitës. Makina më e vjetër është e vitit 2014! /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Trump karrikon ushtrinë amerikane: firmos 716 miliardë dollarë kundër armiqve

Trump karrikon ushtrinë amerikane: firmos 716 miliardë dollarë kundër armiqve

Hoti i LDK-së komenton korigjimin e kufijve: Thaçi, ky kontravers!

Hoti i LDK-së komenton korigjimin e kufijve: Thaçi, ky kontravers!

Videoja ngacmuese: kjo dele po vuan apo po luan?

Videoja ngacmuese: kjo dele po vuan apo po luan?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni