Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një vrasje dhe një nderim malësorësh: E vërteta e mermerit në helikopterin që (s)’u rrëzua në Shkodër

by te Sheshi
09/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Një vrasje dhe një nderim malësorësh: E vërteta e mermerit në helikopterin që (s)’u rrëzua në Shkodër

Pak ditë më parë, nga rrëzimi i një helikopteri të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës, ku tragjikisht humbën jetën dy ushtarakë, gjuha e trazuar e politikës implikoi në këtë ngjarje një tjetër mision, atë të fluturimit të një helikopteri të kompanisë “Shega Trans” drejt Tropojës.

Dhe këtu është rasti për të rrëfyer “fije për pe” se ç’deshte ai helikopter atyre anëve, që vërtet bartte në bark materiale ndërtimi.

Gjelosh Rama dhe Hoxhe Zogu ne litar
Gjelosh Rama dhe Hoxhe Zogu ne litar

Kolë Adem Përpepaj e origjinë nga fshati Curraj Epër i  krahinës së Nikaj Merturit në Tropojë, ushtarak me gradë major, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, si hakmarrje ndaj bashkëfshatarit të tij, patriotit dhe luftëtarit Gjelosh Ramë Mrishaj, bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar i Bajram Currrit, takohet rastësisht në Beograd me nipin e ekzektuesit të Gjelosh Ramës, Dervish Radin, siç thotë dhe kënga popullore. Kola futet në rrojtore dhe, kur berberi sapo i kishte rruar njërën faqe, futet Dervish Radi, që duke e kërcënuar Kolën e urdhëron të ngrihet për t’ia lëshuar vendin, por  ai me shpejtësi  nxjerr revolen dhe e qëllon tetë  herë duke e lënë vdekur në vend.

Dhe Kola, pas shumë peripecish përfundon në Amerikë, por që le një amanet: herdokur të varroset në vendlindjen e tij, në Curraj Epër.

Kalojnë vite e dekada e tashmë Kola kalbej nën dhé në Amerikë, por që të afërmit e tij nuk e lenë pas dore amanetin e të ndjerit. Me ndryshimin e  sistemit politik në Shqipëri, nipa dhe kushërinj ia sjellin eshtrat Kolë Ademit dhe e rivarrosin në vendlindje, duke habitur banorët e atyre anëve mes maleve, pasi ato erdhën në rrugë ajrore direkt nga Amerika, po me helikopter, ku në ceremoninë e rivarrimit u shtrua dhe në darkë me mbi 300 veta.

E kështu pra, vitet kaluan dhe pas dy dekadave, ditë më parë, një helikopter fluturon ultas mbi Nikaj Mertur e ndalon në Curraj Epër duke bërë dy fluturime. Kësaj radhe jo për transport eshtrash, por për të çuar atyre lartësive e thellësive materiale ndërtimi për restaurimin e varrit dhe ngritjen e një lapidari kushtuar të ndjerit

Curraj Eper
Curraj Eper

Helikopteri ishte i kompanisë “ShegaTrans” që e mori përsipër misionin e çuarjes në Curraj Epër të sasive të mermerit e çimentos, sipas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, pasi rruga është katandisur në pothuajse e pakalueshme nga automjetet; dhe konkretisht nga vendi i quajtur Shtoj, Malësi e Madhe ku ndodheshin materialet, për në Curraj i Epërm, Tropojë.

Por ja që politizimi i çdo gjëje që ndodh në Shqipëri, bëri që trazojë në varr dhe Kolën e katandisur në eshtra, i cili për pak sa nuk është ngritur për t’i sqaruar opozitës se i kujt është helikopteri që po fluturonte drejt trojeve të tij, dhe se ç’mision kishte.

Ja dhe kënga për Kolë Ademin, por që sigurisht nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë; e ndoshta kjo që ndodhi me ngatërrimin e helikopterit të “Shega Trans” dhe misionit të tij, meriton të tjera vargje shtesë nga rapsodi popullor.

Kolë Ademi djal i  ri
Ish major me gradë n’ushtri
Në  Serbi djali ka shkue
30 ditë kanë ba tuj kërkue
N’berberhane ka hi me u rrue
Dervish Radi aty ka shkue
Kolë Ademit ju ka germue,

 Çou karrigen ma lsho mue
Unë karrigen s’ta lshoj për t’gjallë

Jam djal Currajsh jam shqiptar
N’kosh djal Currajsh n’kosh shqiptar
Merrmi vesh qeto dy fjalë
Mixha  hakut ju u pat ardhë

 Ja u pat zgjatë qafën n’litar
Gjelosh Ramen ja u pat damtue

Bajram Currin ja u pat hjeksue
O ju kto punë n’i paçi marue
Djal për mrapa kanë lanë mue
Hjek alltinë e ja ka vnue
Tetë fishekë ja ka numrue
Dekun në tokë e paska lshue

 Tetë herë Kola i ra allti
Jo ma larg se bri në bri
O pse po kërset kjo pushkë n’Serbi
E dini çka ka ba vaki
Po çuditet dhe Mali Zi
Paska burra kjo Malsi
Vinë e marrin gjakun n’Serbi

Përgatiti: Gjon Neçaj – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Sfidat më interesante të fundjavës në kampionatet elitare europiane

Sfidat më interesante të fundjavës në kampionatet elitare europiane

Një fakt që nuk e keni ditur: Kristofor Kolombi nuk e zbuloi Amerikën

Një fakt që nuk e keni ditur: Kristofor Kolombi nuk e zbuloi Amerikën

Muslimanët në Athinë do të kenë hapësirën e tyre të posaçme në varrezat publike

Muslimanët në Athinë do të kenë hapësirën e tyre të posaçme në varrezat publike

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni