Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E vërteta e “ikjeve” të Edi Ramës: pse po braktiset Shqipëria nën Rilindje…edhe intelektualisht?

by te Sheshi
28/12/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
E vërteta e “ikjeve” të Edi Ramës: pse po braktiset Shqipëria nën Rilindje…edhe intelektualisht?

Nga Ermir Hoxha

Ngjan si një ironi fati, një lloj mallkimi që ka përfshirë vitet e së ashtuquajturës Rilindje nga ana e ideatorit, kryeministrit Rama, fakti që prej katër vitesh, një vit pasi ai startoi projektin e tij qeverisës mbi Shqipërinë, një valë e madhe shqiptarësh po ikin nga sytë-këmbët, jo thjesht nga lëvizje të diktuara nga tregu i punës, por nga një lloj dëshpërimi social ku bazë është zhgënjimi prej modelit të tij, më së paku, aspak frymëzues, aspak motivues.

E, nëse ka një dështim të qartë në pak më shumë se katër vitet e qeverisjes së Ramës, është pikërisht paaftësia e tij për të injektuar në vetëdijen e njerëzve, sado halle të kenë ata e vendi ku jetojnë, bindjen a frymën se vërtet po troket dita që diç po ndryshon për mirë.

Kjo ikje masive, i është shndërruar në boomerang, pikërisht atij që konsiderohej njeriu shpresëmadh për ta ndryshuar rrotën e historisë shqiptare, sidomos asaj të 27 viteve, që ka ecur së prapthi.

Disa reforma që ka ndërmarrë, ku vlen të duatrokitet ajo që më së fundi detyroi shqiptarët ta paguajnë energjinë “si çeçua”, kanë qenë aq fragmentare dhe ndoshta jo të mirëkuruara në aspektin e komunikimit publik, sa tek mileti kanë patur efekt të kundërt: janë kuptuar si formë për mbushjen e xhepave të shtetit në kurriz të xhepave të qytetarëve, a më keq akoma, si formë vjedhjeje pushtetarësh, ngjashëm si me shtrëngesat fiskale, pasi asgjë prej tyre nuk është shoqëruar me një predispozitë të shtetit për të qenë shërbëtor i zellshëm i qytetarit, me qëllim vendosjen e një ekuilibri.

Vëreni me kujdes: brenda vetë pushtetit, ka një debat në lidhje me atë që ministrat nuk jua hapin telefonat deputetëve. E kur kjo gjë ndodh mes vetë atyre, pra brenda familjes politike, si mundet pra që ata ministra të kenë ndjeshmërinë për t’ju përgjigjur qytetarëve.

Më saktë, të gjithë kumtet që Rama lëshon mbi standarte qeverisëse me valencë të lartë morale, sa herë është para kamerave, treten në eter pasi nuk japin asnjë efekt në terren. Kjo e bën Rilindjen që të endet në një boshësi…e falsitet njëherësh.

Por kthehemi tek ikjet, që më shumë quhen të tilla – pra ikje – sesa emigrim. Rama ka tentuar ta minimizojë si problem, duke ia faturuar tregut të punës, e për këtë ka sjellë shembuj nga vendet e tjera të Europës lindore, si nga Polonia e Kroacia. Por ai lloj emigrimi që përmend Rama, i cili ka karakterizuar dhe Shqipërinë e pas ’90-ës, nuk ngjan me këtë në kohën e tij. Kjo është ikje, ikje…

Emigrimi i këtyre 25 viteve i ka ruajtur ekulibrat socialë. Ai ka qenë më së shumti ekonomik dhe padyshim që ka dhënë efekte zhvillimore në vend. Ata që kanë ikur të punojnë gjetiu, jo vetëm kanë sjellë të ardhura tek familjet, një pjesë e të cilave edhe janë investuar, por dhe vetë kanë mbajtur një sy nga atdheu, si mundësi për t’u kthyer një ditë. Dhe janë dy valë kthimesh: 2004 – 2008, dhe më pas nga 2011-ta e deri në 2013-ën, kryesisht në jug të vendit, për shkak të krizës greke. Sot, ky kontigjent i fundit është rikthyer sërish në Greqi, pas zhgënjimit të thellë të hasur nga ajo me çfarë u ballafaquan ne vendin e tyre. Greku, ai në hall, nisi t’ju dukej lule para Shqipërisë së tyre.

Ndërsa ikjet e këtyre 3 viteve të fundit, janë shndërruar dhe një psikozë kolektive, gjë që nuk ka ndodhur as në vitet e ndërrimit të sistemeve, ku arsyet për t’ja mbathur kanë qenë ku e kë më të shumta. Dhe kjo valë ikjesh nuk është vetëm ekonomike, ku në një pjesë të saj është dhe e tillë si motiv; ajo është dhe një ikje intelektuale, e cila nuk e ka më atë një sy mbajtur kthyer nga atdheu. Ata që ikin, e ku një pjesë e madhe mu pse kanë mundësi ekonomike, nuk mundet ta pranojnë jetesën në një moçalishte sociale, për vete dhe fëmijët e tyre. Thënë më fjalët e Ramës dikur, para se të angazhohej me politikë, ata panë që Rilindja nuk mundi dot që ta bënte Shqipërinë “atdheun me të dashur të atij që horr dot nuk bëhet”, duke mbetur po ai që ka qenë, “më i dashuri i çdo maskarai”.

Këtë duhet të kuptojë Rama, cili nuk besohet mos e ketë kuptuar, por që i duhet thënë troç: Shqipëria e tij është bërë e huaj për të ndershmin, ligjizbatuesin, atdhetarin. Nuk besohet që ai kroati apo polaku, teksa ikin më në perëndim, të lëshojnë pas një ofshamë për vendin e tyre: most a pafsha bojën!

Nga ana tjetër, risi e kësaj ikjeje, është përfshirja e saj në ligjërimin politik e mediatik. Emigrimi, ai që ka shoqëruar të gjithë tranzionin, asnjëherë nuk është përfshirë në çështjet për t’u trajtuar apo kontekstualizuar politikisht. Është parë si një process normal, mu prej faktit se më shumë se dëm, i ka sjellë dobi Shqipërisë.

Ndërsa “ikjet” e Ramës janë krejt ndryshe dhe mu për këtë shkak janë bërë temë dite në media e pjesë e ligjërimit opozitar. Ato dukshëm janë shndërruar në një flamë, e denjë që frenimi të trajtohet si emergjencë kombëtare. Por më së pari, duhet që Rama ta pranojë këtë realitet, në të vërtetën e vet, sado të hidhur. Zgjidhjen e ka ai në dorë, së bashku me ekipin e tij. Më së pari duhet ta kuptojë psenë e kësaj që po ndodh.

Më e përgjithshme është se njerëzit nuk po prekin a provojnë asnjë detaj Rilindjeje të pretenduar – madje në këtë aspekt edhe ajo urbane mund të konsiderohet e dështuar, pasi nuk ka dhënë asnjë efekt social apo ekonomik aty ku është zbatuar. Qytetet me rilindje urbane vijojnë të jenë shkretina sociale, ndërsa njësitë e biznesit buzë tyre përgjithësisht qepenmbyllur.

Ndërsa më e veçanta është se te Rilindja, ata kanë parë sërish të paaftin, mashtruesin e zuzarin që t’i besohet pushtet. Sa për shembull, në një qytet të Shqipërisë, dy ish-fotografë u bënë njëri drejtor Tatimesh e tjetri drejtor ALUZNI. Sigurisht që ka dhe më keq, dhe jo pse mund të ketë dhe ish-këpucarë që drejtojnë institucione. Mjaft që krimi dhe batakçillëku, nuk u ndjenë për asnjë çast të frikësuar nën Rilindje. Përkundrazi, fituan status të veçantë…/tesheshi.com/                                                                               

Related Posts

Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Next Post
Të mirat dhe përfitimet e rukolës në shëndetin tuaj

Të mirat dhe përfitimet e rukolës në shëndetin tuaj

Anulohet festimi i Vitit të Ri në Sanxhak: paratë e donacioneve shkojnë për jetimët

Anulohet festimi i Vitit të Ri në Sanxhak: paratë e donacioneve shkojnë për jetimët

Receta për sallatë me lakër të kuqe dhe portokalle

Receta për sallatë me lakër të kuqe dhe portokalle

TË FUNDIT

  • Të fundit
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Thethi shkrin Policinë e Shkodrës

Thethi shkrin Policinë e Shkodrës

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni