Nuk është një zbulim i fundit, por një tjetër studim që vërteton edhe një herë që qëndrimi ulur është i lidhur më shumë sëmundje. Të qëndruar pasiv për një kohë të gjatë gjatë ditës, rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, hipertensioit, rritjen e sheqerit në gjak, shtimit në peshë etj. Sipas një raporti të ri të publikuar në Gazetën Amerikane të Epidemiologjisë, qëndrimi ulur mund të na shkartojë jetën deri në 8 vite.
Grupi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego me në krye Aladdin Shadyab gjurmoi ndikimin e të qëndruarit pasiv tek mbi kromozomet. Qëndrimi ulur shkurton këto të fundit duke ndikuar në nivel qelizor. Studimi u bë me mostrat e gjakut të 1500 grave në një hark kohor disa vjeçar.
Për çdo orë që njeriu kalon ulur, shkurtohen dy orë jetë, prandaj nuk është aspak e habitshme që qëndrimi ulur konsiderohet po aq i rrezikshëm sa edhe duhanpirja. Edhe pse mund të jesh njeri i shëndetshëm, nuk duhet të rrish ulur për një kohë të gjatë dhe pa bërë pushim./tesheshi.com/