Pas vite pasi e pamundësuan të funksiononte duke hedhur gaz lotsjellës (refuzimi i demarkacionit me Malin e Zi), Vetëvendosja ka marrë drejtimin e Kuvendit të Kosovës, ku emri i përzgjedhur prej saj për të qenë pasues i Kadri Veselit, ëstë Glauk Konjufca.
“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit të Kosovës është deputeti ynë, Glauk Konjufca”, tha Albin Kurti, në të parën seancë konstituitive, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Një ndër emrat më të njohur të VV-së, pjesë e aksioneve të saj me natyrë anarkike, Glaufca do drejtojë legjislativin e Kosovës për latër vitet e ardhshme, gjithnjë nëse nuk do ketë sërish shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 75 vota për, 27 kundër dhe një abstenim.
Në të parën fjalë, Konjufca u zotua se do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve.
“Ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi”, tha ai. /tesheshi.com/