Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia po kontrollon informacionin se mercenarë janë duke u rekrutuar për t’u dërguar në Donbas, e të cilët janë nga Kosovë, Shqipëria dhe Bosnja.
Lavrov tha për RT se ka informacione se mercenarë në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje po rekrutohen dhe dërgohen, ndër të tjera, në Donbas, me qëllim që Rusia të dalë jashtë ekuilibrit, transmeton RIA Novosti.
Natyrisht, Lavrov nuk flet për mercenarët serbë që luftojnë në anën ruse kundër Ukrainës, por edhe në Siri dhe Afrikë.
Në vend të kësaj, Lavrov shpik mercenarë në anën e kundërt. Në këtë mënyrë, Lavrov tregoi se si Rusia planifikon të zgjerojë krizën ukrainase në rajonin tonë, komentojnë kështu media boshnjake.
Lavrov veçoi Kosovën në komentet e tij, duke thënë se “Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor janë kthyer në vatër krimi. Ka terroristë, tregtarë droge. Ata po rekrutojnë mercenarë për të marrë pjesë në operacionet luftarake që po ndizen gradualisht, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha Lavrov.
Sa për Shqipërinë nuk bëri ndonjë koment të veçantë. /tesheshi.com/