Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E thotë Amnesty: Fëmijë shtatëvjeçarë nxjerrin kobaltin që përdoret në telefonat smart

by te Sheshi
20/01/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
E thotë Amnesty: Fëmijë shtatëvjeçarë nxjerrin kobaltin që përdoret në telefonat smart

Fëmijë të vegjël, edhe shtatëvjeçarë, punojnë në kushte të tmerrshme në Republikën Demokratike të Kongos për të nxjerrë nga minierat kobaltin që përdoret në telefonat smart, makinat dhe kompjuterat që shiten me miliona në të gjithë botën. Hetimi i ri nga Amnesty International vë në dukje se kobalti i nxjerrë në këto miniera përdoret nga marka të njohura si Apple, Microsoft apo Vofafone.

Grupi i të drejtave të njeriut pretendon se ka gjurmuar kobaltin e përdorur në bateritë e litiumit që shiten nga 16 marka shumëkombëshe, deri tek minierat ku fëmijë të vegjël dhe të rriturit paguhen me një dollar në ditë, për të punuar në kushte të rrezikshme për jetën dhe ku janë shpesh pre e dhunës, zhvatjes dhe kërcënimit.

Më shumë se gjysma e ofertës botërore të kobaltit vjen nga RDK ku 20 për qind e kobaltit eksportohet pasi është nxjerrë nga miniera artizanale në pjesën jugore të vendit. Në vitin 2012, UNICEF vlerësoi se ishin 40 mijë fëmijë që punonin në të gjitha minierat në jug të Kongos, shumë prej të cilëve në miniera kobalti.

Në një hetim të përbashkët me “African Resources Watch”, një organizatë joqeveritare afrikane e fokusuar në të drejtat e njeriut në industrinë e minierave, Amnesty International thotë se ka intervistuar 90 të rritur dhe fëmijë që punonin në pesë vendndodhje të kobaltit në miniera artizanale. Punëtorët thanë se punonin për 12 orë në ditë, pa rroba mbrojtëse e si rezultat shumë prej tyre kishin problem të rënda të shëndetit.

Raporti thotë se fëmijët-minatorë të moshës edhe shtatëvjeçare mbartnin ngarkesa të rënda dhe punonin në kushtet e një të nxehti të padurueshëm për një pagesë nga një deri në dy dollarë në ditë pa maska në fytyrë apo doreza. Disa fëmijë thanë se ishin rrahur nga rojet e sigurisë të punësuar nga kompanitë  e minierave dhe ishin detyruar të paguanin “gjoba” tek policia e paautorizuar  minerare dërguar nga zyrtarët e shtetit për të zhvatur para dhe për të frikësuar punëtorët.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë se ka gjurmuar zinxhirin e furnizimit nga këto miniera drejt kompanisë “Congo Dongfang Mining”, një nga kompanitë më të mëdha të përpunimit në Kongo dhe që është në zotërim të plotë të kompanisë minerare kineze, Zhejiang Huayou Cobalt Ltd (Huayou Cobalt).

Raporti thotë se Huayou Cobalt merr më shumë se 40 për qind të kobaltit që eksporton nga Kongo dhe e përpunon mineralin e papastër përpara se t’ua shesë prodhuesve të baterive, që pretendojnë se janë furnizuese të kompanive të tilla si Apple, Microsoft dhe Vodafone.

Në përgjigje të këtij raporti, Huayou Cobalt i tha organizatës Amnesty International se “kompania jonë nuk ka qenë në dijeni se ndonjë furnitor ka punësuar fëmijë për të punuar në minierat  e tyre apo se ata operonin në kushte të pasigurta pune…kompania ka përzgjedhur rreptësisht furnitorët e mineralit për të siguruar materialin e parë përmes kanaleve të ligjshme”.

Nga 16 kompanitë që listohen në raport si burime të prodhuesve të baterive që përdorin kobalt nga kinezët  e Huayou Cobalt, dy prej tyre mohuan se merrnin kobalt nga Kongo dhe pesë të tjera thanë se nuk kishin lidhje me kinezët në fjalë. Kompanitë e mbetura ose pranuan pretendimet e Amnesty ose thanë se do t’i hetojnë ato.

Apple tha se po vlerëson nëse kobalti në produktet e kompanisë e ka origjinën nga Kongo.

“Puna e të miturve nuk tolerohet në zinxhirin tonë të furnizimit dhe jemi krenarë që kryesojmë tregun në promovimin e masave të sigurisë”, thotë Apple.

Vodafone, në përgjigje ndaj Amnesty, thotë se nuk është në dijeni nëse kobalti që përdor vjen nga Katanga në Kongo, pasi burimi i kobaltit është disa hallka më larg nga zinxhiri i kontrolluar i furnizimit.

Amnesty International dhe Afrewatch e cilësojnë shqetësues faktin që asnjë nga kompanitë e listuara prej tyre nuk janë në gjendje të identifikojnë përmes dokumentacionit kobaltin e përdorur në prodhimet e tyre.

“Këto janë disa nga kompanitë më të mëdha në botë me një përfitim total prej 125 miliardë dollarësh dhe nuk ka asnjë justifikim që ato të mos munden të gjurmojnë mineralet që përdorin”, thonë organizatat.

“Secili që ka një telefon smart do të tronditej nëse mendonte se fëmijë të vegjël shtatëvjeçarë që u thyhet kurrizi në punë për 12 orë, të mund të jenë të përfshirë në një farë pike në prodhimin e telefonit të tyre”, thonë drejtues të hetimit.

Republika Demokratike e Kongos ka një histori të gjatë konfliktesh të përgjakshme të nxitura nga pasuria minerare e vendit dhe rajoni vlerësohet se ka një rezervë prej 24 trilionë dollarësh në minerale të pashfrytëzuara.

Kërkesa botërore për kobaltin sa vjen e rritet, por tregu mbetet i parregulluar.

Organizatat e të drejtave të njeriut po e përdorin raportin për të apeluar kompanitë shumëkombëshe të ndërmarrin hetime për zinxhirin e tyre të furnizimit për bateritë  e telefonave, për t’u siguruar kundër abuzimit të fëmijëve dhe për të qenë më transparent për furnitorët e tyre.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?
Bota & Rajoni

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025
Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës
Bota & Rajoni

Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

12/05/2025
Next Post
Barcelona ndez polemikat: i lajmëron ndeshjet me orën katalanase

Barcelona ndez polemikat: i lajmëron ndeshjet me orën katalanase

Muslimanët në Britani nuk i presin mirë deklaratat e fundit të Cameron-it

Muslimanët në Britani nuk i presin mirë deklaratat e fundit të Cameron-it

10 punët më stresuese dhe më pak stresuese në botë. Ku bën pjesë juaji?

10 punët më stresuese dhe më pak stresuese në botë. Ku bën pjesë juaji?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni