Ka qenë një ndeshje fantastike ajo e Barcelonës dhe Seviljes, por që u shoqërua dhe nga një moment fatal kur Leo Messi ra “therror” duke dëmtuar rëndë krahun deri me shenja thyerjeje.
Ishte një duel i zakonshëm ms tij dhe kundërshtarëve, ku duke u gjendur mes dy prej tyre ra në tokë për t’u ngritur vetëm i fashuar.
Ai nuk mundi ta vijojë më tej lojën duke u zëvëndësuar nga Dembele. Nuk dihet ende se në ç’shkallë dëmtim e ka krahun argjentinasi dhe se ai do i kushtojë qenien jashtë fushë për ndonjë kohë, por e sigurt që përballë Interit në Champions nuk do jetë.
Takimi përfundoi 4 – 2 për katalanasit, ku Messi ishte autor i një goli dhe një asisti për gol. /tesheshi.com/
https://youtu.be/crMQugIqF-c