Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

A e shkeli Ligjin dhe Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm, ambasadori Ramiz Lladrovci?!

by te Sheshi
20/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
A e shkeli Ligjin dhe Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm, ambasadori Ramiz Lladrovci?!

Nga Blendi Gashi

Diplomacia kosovare konsiderohet një nga dështimet më të mëdha në shtetin e Kosovës. Kjo për faktin se shumica e ambasadorëve për të mos thënë të gjithë janë njerëz partiak dhe pjesa më e madhe rrinë kotë nëpër botë duke mos arsyetuar për asnjë moment pagat që marrin.

Për më keq diplomatët kosovarë në vend që ta prezantojnë denjësisht shtetit e tyre në botë, ka pasur raste kur kanë bërë të kundërtën duke shkaktuar skandale të mëdha.

Se diplomatët kosovarë dalin jashtë kompetencave të tyre ka treguar edhe rasti i fundit i ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit pothuajse për një javë të tërë është bërë pjesë e politikave ditore duke u shtyrë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi se ‘kush ka qenë më patriot në luftën e fundit’, apo ‘kush ka qenë më i afërt me komandatin legjendar Adem Jashari’.

Me deklaratat e tilla konsiderohet se ambasadori Selimi ka shkelur Ligjin dhe Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Të paktën kështu thonë analistë të vendit të cilët kanë kërkuar që Ministria e Jashtme të shkarkoj Lladrovcin pasi konsiderohet se ai ka bërë deklarata nxitëse dhe fyese.

Faik-Krasniqi_54Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se amabsadori Ramiz Lladrovci si duket  nuk ka arritur akoma të kuptojë se cilat janë detyrat e tij dhe se si duhet të sillet në zbatim të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

“Një diplomat nuk guxon të bëjë deklarata fyese dhe nxitëse kundër një subjekti politik ose individi. Prandaj, Ramiz Lladrovci ka bërë shkelje të rëndë të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe duhet të shkarkohet menjëherë”, thotë Krasniqi për tesheshi.com.

Naim-RashitiNaim Rashiti, poashtu analist politik, thotë se nuk i lejohet diplomatëve dhe të ngarkuarve me detyrë që të futen në debate, sikur kjo e ish-komandantëve të UÇK-së.

Si rezultat i kësaj, Rashiti përmes një postimi bërë në Facebook ka kërkuar nga Ministria e Jashtme ta kthej Ramiz Lladrovcin mbrapa, dhe kjo do t’i bënte mirë shërbimit të jashtëm dhe shtetit.

“Pavarësisht kush ka të drejtë në këtë debat. Ata të cilët janë brenda vendit dhe pjesë e politikës apo shoqërisë kanë të drejtë të vazhdojnë debatin. Por kjo nuk mund të i lejohet diplomatëve dhe të ngarkuarve në detyrë. Miqësisht do të i kërkoja Ministrisë së Jashtme ta kthej Ramiz Ladrovcin mbrapa. Kjo i bën mirë shërbimit të jashtëm dhe shtetit”, ka shkruar Rashiti.

leoniiNjohësi i rrethanave politike në vend, Leon Duhanaj thotë se në ditën e sotme ambasadori ka më shumë rol ceremonial sesa efektiv në politikën e shtetit. Ai thotë se vet fjala ambasador ka domethënie të madhe dhe si e tillë duhet respektuar dhe përshtatur disa rregullave etike e protokollare diplomatike.

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me çështje të brendshme. Kjo edhte pse mund të trajtohet si temë e individëve të cilët bëjnë luftë interesash, megjithatë do duhej  pasur parasysh pozitën e tyre në shoqëri. Nese nuk kanë kredibilitet personal, atëherë do duhet ta respektonin kredibilitetin shoqërorë  e shtetërorë”, thotë analisti Duhanaj për tesheshi.com.

Ja ç’thonë Ligji dhe Rregullorja për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës

Ligji Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës

Neni 10 – Funksionet e shefit të misionit diplomatik

  1. Shefi i misionit diplomatik, në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, ushtron këto funksione kryesore:

1.1. përfaqëson dhe vepron në emër të Republikës së Kosovës në shtetin pranues ose organizatat ndërkombëtare;

1.2. inicion dhe nënshkruan instrumente diplomatike;

1.3. jep deklarata dhe mban qëndrime në emër të Republikës së Kosovës.

  1. Shefi i misionit ka autoritet mbi të gjitha shërbimet civile dhe ushtarake që ushtrojnë veprimtarinë në misionin diplomatik. Ai drejton, udhëzon, kontrollon dhe vlerëson të gjithë veprimtarinë zyrtare të personelit të misionit diplomatik, si dhe kryen funksione të tjera, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore.

Rregullorja për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës

Neni 12 – Komisioni për Grada dhe Disiplinë

Pika 1: Me këtë Rregullore themelohet Komisioni për Grada dhe Disiplinë, me qëllim të shqyrtimit të rasteve të shkeljeve të rënda të etikës dhe të udhëzimeve të Ministrisë ose Ambasadorëve/Të ngarkuarve me punë/Shefave të Misionit, veprimeve të jashtëligjshme dhe sjelljeve të tjera që janë të pahijshme për një anëtar të Shërbimit të Jashtëm.

Pika 3: Komisioni ka autoritetin që të urdhërojë hetime për aktivitete jashtë fushës së përgjegjësisë, të japë vlerësimin dhe të rekomandojë te Ministria zgjidhjen e rasteve, përfshirë largimin nga shërbimi.

/tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Në Maqedoni: 310 mijë votues fiktiv, dyshohet edhe për 100 mijë tjerë

Në Maqedoni: 310 mijë votues fiktiv, dyshohet edhe për 100 mijë tjerë

A ndihmon mjalti në rritjen e flokëve?

A ndihmon mjalti në rritjen e flokëve?

Kosovë: sulm me molotov ndaj selisë së gjykatës në Lipjan

Kosovë: sulm me molotov ndaj selisë së gjykatës në Lipjan

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni