Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E rrallë për këto kohë, një gjyqtar i shqetësuar për të drejtën: Florjan Kalaja boton “Dilema Kushtetuese 1”

by te Sheshi
22/04/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
E rrallë për këto kohë, një gjyqtar i shqetësuar për të drejtën: Florjan Kalaja boton “Dilema Kushtetuese 1”

Nga Ermir Hoxha

Më shumë se një libër mbi të drejtën, gjygjtari i Gjykatës së Vlorës, Florjan Kalaja, na përcjell dhe një leksion rreth faktit se jo të gjithë pjesëtarët e togave të zeza duhen futur me një thes; se ka dhe prej atyre që e duan profesionin, jo në terma tregëtie ordinere; se kanë respekt për veten, duke mos pranuar që në kostumin e tyre moral të mos u bijë qoftë dhe një pikë pisllëk korruptiv; dhe se shqetësohen idealisht për vendin e tyre.linri florianit 2

Kështu pra, gjygjtar Kalaja ka nxjerr nga botimi së fundi librin e tij të dytë pas atij me titull “Gjykimi në mungesë në procesin civil”, e që është “Dilema Kushtetuese 1”. Eshtë emëruar me numër, pasi do të jetë kolanë dhe do të vijojë dhe me numra të tjerë, si një buletin i personalizuar.

Por jo vetëm kaq. Në një kohë kur me të madhe po debatohet mbi reformën në drejtësi, për ata që merren drejtpërsëdrejti me të, duke nisur që nga kryeministri, parimisht do ishte e pashmangshme që mos e lëçisnin, dy tre herë dhe me shënime, deri në fazë studimore.

Ndërkohë, në mjediset e shkollës private të Arsimit të Lartë “Pavarësia” Vlorë, ku ai angazhohet prej disa vitesh si pedagog i jashtëm, z. Kalaja është promovues i një cikli debatesh mbi drejtësinë të emërtuar “Forumi mbi të drejtën”, ku janë trajtuar tema të tilla si “Res Judicata”, “Parashkrimi fitues”etj., me jehonë dhe vlerë praktike shumë të madhe, pasi të gjitha këto tematika i dërgohen Gjykates Kushtetuese si kazuse për t’i shqyrtuar, madje janë bërë dhe objekt trajtimi dhe leksionesh të hapura edhe në shkollën e Magjistraturës.

Kalaja, thjesht indicie profesionale ky libër, apo dhe diçka më tepër?

Së pari pranoni falenderimet dhe mirënjohjen time të përzemërt për vëmendjen që i kushtoni librit dhe hapësirën që më lejoni mua të shprehem në lidhje me një nga sipërmarrjet më të rëndësishme të Republikës sonë. Në fakt libri “Dilema Kushtetuese I” është pa dyshim një përpjekje e imja për t’u bërë i dobishëm në këtë proces ku nuk duhet të kursehet askush për të kontribuuar. Pa dyshim që ka lidhje të drejtëpëdrejt me profesionin dhe me shqetësimin apo nevojën për të marrë pjesë në debatet e reformës kushtetuese, e cila ndodh rrallë dhe kur ndodh është një mundësi e mirë për të bërë oponencë, për të dhënë zgjidhje dhe për të mbështetur zgjidhje. Kështu që më së pari e kam ndjerë si detyrë qytetare që të shkruaj librin e parë për reformën kushtetuese në sistemin e drejtësisë, por kjo është e lidhur ngushtë edhe me profesionin që ushtroj prej gashtë vitesh, atë të gjyqtarit. Kështu që pa e lexuar librin, arrihet të kuptohet optika e vlerësimit të problemeve apo dilemave kushtetuese edhe vijimsia e arsyetimit të oponencës dhe zgjidhjeve të propozuara në të.

Në fakt libri “Dilema Kushtetuese I” është konceptuar të vazhdojë në kohë dhe kjo kuptohet që nga shifra që ka në fund vëllimi i parë. Ajo që unë kam menduar është një projekt, së bashku me Universitetin “Pavarësia” Vlorë, krijimi i një periodiku që do të përmbajë në çdo vëllim dilema mbi Kushtetutën, ligjet, jurisprudencën dhe doktrinën. Jo pa qëllim ka vendosur që vëllimin e parë dhe “gurin e parë të murit” t’ia kushtoj tërësisht reformën në sistemin e drejtësisë.

Si do e përkufizonit kushtetutën aktuale, në kuptimin më praktik të fjalës (pra, e dështuar ose e suksesshme); dhe a ia ka arritur ajo të jetë aq koherente sa duhet në raport me zhvillimet politike dhe jo vetëm?

Unë mendoj se ligjet, përfshirë këtu edhe Kushtetutën si ligji më i lartë, nuk mundet të kenë faj, duke qenë se janë dokumente, të cilat kemi rënë dakord të na qeverisin, dhe si të tilla nuk meritojnë të mbajnë mbiemra të tillë si e “dështuar” apo e “suksesshme”. Sjell në vëmendje se Kushtetuta e vitit 1998 ka marrë bekimin e Komisionit të Venecias dhe është bërë në një kohë kur Shqipëria ishte anëtare e Këshillit të Europës. Kjo do të thotë se ky document i gjithëpushtetshëm ndërton një Republikë të denjë për familjen e shteteve të së drejtës. Ka pjesë të Kushtetutës në fuqi që janë zbatuar dhe keqzbatuar, interpretuar dhe keqinterpretuar; shfuqizuar dhe keqshfuqizuar; ndryshuar dhe keqndryshuar ndër vite. Nga ana tjetër ka edhe pjesë të Kushtetutës në fuqi që nuk janë zbatuar ende, megjithëse projektamendamentet kushtetuese kanë premtuar se do t’i ndryshojnë edhe pse nuk janë bërë kurrë të zbatueshme.

Ajo që dua të them është se, keqzbatimi, keqinterpretimi, keqshfuqizimi, keqndryshimi dhe moszbatimi i Kushtetutës nuk mundet të sjellë në konkluzionin se Kushtetuta është e dështuar. Unë mendoj se faji nuk mundet t’i atribuohet një dokumenti jofrymor, pasi faji gjithnjë është i ofiqarëve që kanë misionin kushtetues që këtij dokumenti t’i japin frymë. Në këtë kuptim nëse do ta quaja një histori suksesi Kushtetutën në fuqi, të suksesshëm do të ishin zbatuesit e saj dhe do të ishin ato që do të meritonin dafinat. Por mendoj se, të gjithë ne, qeverisësit dhe të qeverisurit, unanimisht, pavarësisht justifikimeve, mendojmë se nuk kemi arritur akoma të ndërtojmë shtetin e së drejtës, e për rrjedhojë kemi dështuar ne dhe jo Kushtetuta. Nëse kjo mea culpa nuk ndodh, por përpiqemi që fajin t’ia kalojmë një dokumenti jofrymor, atëhere dështimin tonë do ta bëjmë mbiemër të Kushtetutës.

Nën këtë mënyrë të kuptimit të përgjegjësive të jetësimit të Kushtetutës nga zyrtarët që detyrohen ta zbatojnë mirë, dal në konkluzionin se, keqzbatimi, keqinterpretimi, keqshfuqizimi, keqndryshimi dhe moszbatimi i Kushtetutës mundet të bëjë të quhet e dështuar Kushtetutën më ideale që mundet të zgjedhim nga ato që ekzistojnë dhe nga ato që nuk ekzistojnë.

Priten ndryshime kushtetuese për shkak të disa reformave. A ka gjasë të prodhojnë efekte anësore që më pas të nxjerrin krye në një tjetër moment politik?

Nuk jam në gjendje të parashikoj efektet anësore që mundet të prodhojë në politikë ndryshimet kushtetuese në reformën në sistemin e drejtësisë. Dhe të them të drejtën as që nuk e mendoj një gjë të tillë, pasi mendoj se nuk është asnjëherë e gabuar të bësh gjënë e drejtë dhe Republika jonë ka nevojë që të bëhet drejtësi pavarësisht kostove. Në këtë kuptim mendoj se të gjithë muskujt e Republikës duhet të investohen në këtë sipërmarrje të rëndësishme që premton era e re e reformës në drejtësi. Kur miratohet Kushtetuta apo kur bëhen ndryshimet e saj vendoset për brezat e ardhshëm dhe nuk mundet ashtu sikurse nuk duhet që konfliktet e vogla të sotme të na bëjnë dritëshkurtër.

Si është treguar politika në sjellje me Kushtetutën? Jua bëj këtë pyetje pasi në ligjërimin e rëndomtë politik, përfshihen dhe akuzat e ndërsjellta për shkelje kushtetuese?

Unë mendoj se keqzbatimi, keqinterpretimi, keqshfuqizimi, keqndryshimi apo moszbatimi janë fatura që Kushtetutës i janë vënë pikërisht nga frymorët që nuk i japin dot frymën kushtetuese dokuementit themeltar që populli ka miratuar si kontratë sociale për t’u qeverisur në të ardhmen. Për rrjedhojë, duke sjellë në vëmendje edhe një herë thelbin e përgjigjes së mësipërme, mendoj se asnjë dështim apo njollë nuk mundet t’i vihet dokumenteve që miratojmë, përveçse frymorëve që detyrohen t’i zbatojnë drejtë ato. Dhe në këtë rreth përgjegjësish nuk mundem dot të them që faji është vetëm i politikës. Absolutisht jo. Ka një sërë kontributorësh. Janë edhe vetë funksionarët e sistemit të drejtësisë që nuk mundën dot të garantojnë mirëzbatimin, mirëinterpretimin dhe në fund të ditës zbatimin e Kushtetutës. E gjithë kjo klimë e rënduar kontributorët na ka bërë që të shohim si zgjidhje jo zbatimin e Kushtetutës në fuqi por ndryshimin e herëpashershëm të saj, aq sa do të jetë e vështirë pas këtyre projektamendamenteve kushtetuese të gjendet gjurmët e dokumentit të miratuar me referendum nga populli në vitin 1998.

Në gjithë këto vite, sipas jush cila ka qenë shkelja më e madhe që i është bërë Kushtetutës? Mbaj mend që për ligjin e lustracionit, atë që rrëzoi ish-presidenti Topi, u tha atëherë se kishte jo pak por 28 shkelje kushtetuese.

Në të vërtetë unë jam një ndjekës i vëmendshëm i kontrolleve kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese dhe në përgjithësi i jetës institucionale kushtetuese në Shqipëri. Ligji që ju përmendni ka qenë objekt kontrolli kushtetues dhe Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje të Kushtetutës. Procese të tilla gjykimi, ashtu sikur edhe konkluzione të tilla ka patur shumë që nga viti 1998. Por nuk dua të peshoj shkeljet e tilla duke i marrë në krahasim ato rast pas rasti, në mënyrë që t’i jap një përgjigje të sinqertë dhe të përshtatshme pyetjes suaj. Dua të shprehem për shkeljet që i janë bërë në tërësi Kushtetutës dhe kontratës sociale që populli miratoi në vitin 1998. E nëse nën këtë optikë vlerësimi do të më duhet të individualizoj një shkelje të tillë është pikërisht mosemancipimi i pushtetit gjyqësor dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi. Mungesa e një sistemi drejtësie me integritet të lartë moral, të përgjegjshëm dhe të pavarur, por krijimi i një sistemi drejtësie krejt të kundërt me çka ra populli shqiptar dakord në kontratën sociale, është keqzbatimi, keqinterpretimi, keqshfuqizimi dhe keqndryshimi më i madh që i është bërë Kushtetutës në fuqi. Mendoj se nëse kjo nuk do kishte ndodhur këto dhjetëvjeçarë, atëhere Republika e jonë do të kishte arritur të shquhet denjësisht një qiellin europian si shtet i së drejtës dhe për shtete të tilla do të kishte vend vetëm në Bashkimin Europian dhe jo jashtë tij.

Sa i duhet politikës në këto momente ky libër i juaji?

Unë mendoj se libri paraqet një oponencë serioze mbi projektamendamentet kushtetuese të reformës në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu libri paraqet jo vetëm vlerësime kritike por mundohet të sjellë dhe propozojë zgjidhje konkrete. Mendoj se çdo mendje kritike dhe creative duhet të zgjojë vëmendjen e ekspertëve dhe politikës për më tepër. Shpresoj shumë që vëmëndje të zgjojë edhe libri i parë për reformën në drejtësi. Në këtë kuptim vlerësoj se, libri paraqet hulumtime dhe këndvështrime të një gjyqtari praktikant i përditërditësuar i së drejtës dhe ky kontribut nuk duhet të neglizhohet. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Deklarata e djeshme e Berishës, Rama: S’e do reformën në drejtësi, s’ka vend për frikë

Deklarata e djeshme e Berishës, Rama: S’e do reformën në drejtësi, s’ka vend për frikë

Shpikja aksidentale e barutit

Shpikja aksidentale e barutit

I dyshuar për rastin”Spiuni”, esktradohet nga Serbia në Maqedoni gazetari Zoran Bozhinovski

I dyshuar për rastin”Spiuni”, esktradohet nga Serbia në Maqedoni gazetari Zoran Bozhinovski

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni