Nga opozita është përcjellë një mbështetje për qëndrimet “anti-greke” të Ramës në parlament, por kjo ka ndodhur më tepër për inerci të debatit dhe aspak zyrtarisht.
Flamur Noka, i cili doli për replikë pasi Rama i tha se vuan nga droga e padijes, deklaroi se kryeministri ka mbështetje pë ligjin e luftës e çamët, por jo për nacionalizmin e shfaqur në qëndrimet e tij.
Dhe në fakt, seanca e kësaj të enjteje në parlamentin shqiptar ka qenë disi e pazakontë, pasi përballjet nuk kanë qenë mazhorancë – opozitë, Por Edi Rama – Athinë, kjo e fundit e përfaqsuar nga Vangjel Dule. /tesheshi.com/