Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E rrallë në rrëfimet e Todi Lubonjës: ja kush është partizani që gjermanët e varrosën me nderime ushtarake pasi e vranë…

by te Sheshi
28/08/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
E rrallë në rrëfimet e Todi Lubonjës: ja kush është partizani që gjermanët e varrosën me nderime ushtarake pasi e vranë…

Nga Ermir Hoxha     

Mizoria naziste as që vihet në diskutim. Siç nuk vihet në diskutim dhe e frikshmja e tyre në përballje luftarake. Edhe në mendësinë shqiptare, pavarësisht diktatit të fortë propagandues të filmave të komunizmit me gjermanë që ia mbathnin me të katra prej partizanëve, apo që linin jetën si të ishin miza në përballje me ta, arriti të mbahej gjallë bindja që ata ishin një tmerr ende pa shkrehur armë, vetëm në pamje; e se ajo ç’tregohej e ç’thuhej nëpër filma ishte një sajesë naive e kinostudios.

Në kujtimet e tij,  i ndjeri Todi Lubonja e rrëfen me vërtetësi një realitet të tillë, edhe pse vetë ka qenë partizan, pra në anën e atyre nuk kanë interes që të ulin veten përballë kundërshtarit, aq më tepër kur është fjala për të qënit në radhët e nacionaliçlirimtares, ku miti jo pak ia ka zënë vendin realitetit.

Por më interesantja në rrëfimin e tij, që është dhe më e pazakonta, më e pamundura për t’u imagjinuar, ka të bëjë me faktn e rrallë që gjermanët na e paskan varrosur një partizan me nderime ushtarake. Pra, pasi e kanë vrarë gjatë betejës e trupi i tij “u ka mbetur në dorë” për rrethana të caktuara, ata janë sjellë me armikun e pajetë me shumë njerëzillëk. Dhe është fjala për partizanin Met Hasa, të cilin e hasnim në librat shkollorë të ish-sistemit apo tek vepra disa vëllimshme “Yje të pashuar”, si një dëshmor, hero, që dha jetën në moshë të njomë, siç thuhej me gjuhë skematike “për ditët e bukura të gëzojmë sot”.

Ja ç’rrëfen Lubonja në librin e tij memuaristik “Pse hesht shtëpia e muzikës”, lidhur me një betejë në zonën e Pukës, e më pas me faktin se partizani minoren, Met Hasa është varrosur me nderime nga gjermanët:

Pozicionet gjermane në Qafën e Pezhgës do të sulmoheshin natën. Natën e parë sulmi qe i befasishëm. Gjermanët nuk prisnin të sulmoheshin. Të ftohtit sapo kishte filluar në malet e Pukës. Gjermanët kishin ndezur zjarre të maskuar me dërrasa. Që me pushkën e parë ata lanë vendet dhe u larguan me hap të lehtë se, kur thyheshin, ushtarët gjermanë nuk ndaloheshin kollaj. Nga të ftohët ne nuk mund të qëndronim atje natën. Përgjithësisht ishim të paveshur mirë dhe shumëkujt nga partizanët i mungonin këpucët. Në këto kushte e lamë kodrën e zbritëm poshtë, që të nesërmen në mëngjes, të ngjiteshim përsëri dhe të përgatiteshim. Kështu do të ishim në avantazh. Mirëpo ne nuk i kishim bërë mirë llogaritë. Gjermanët ishin rikthyer në pozitat e humbura me përforcime të reja. Krisi pushka dhe mitralozi…

Në luftimet e asaj nate të mallkuar ne humbëm nga shokët tanë më të mirë: Hamdi Grorin, komandantin e kompanisë, një nga partizanët e vjetër që në kohën e çetës së Myslim Pezës; Koço Çakon, komisarin e kompanisë; Halil Tushën dhe pionerin hero Met Hasa bashkë me dy partizanë të tjerë. Trupat e shokëve të vrarë arritëm t’i tërheqim, kurse atë të trimit të vogël nuk mundëm ta tërhiqnim. Nuk e pamë si ku dhe kur u vra. (Mbas shumë vitesh e kërkimesh të vëmendëshme, shoku ynë, Safet Kurti, një nga partizanët e vjetër të Pezës, vërtetoi se Met Hasa kish mbetur i vrarë m’u brenda në llogoren e gjermanëve. Me dëshmitarë okularë, Safeti vërtetoi se gjermanët e kishin varrosur trupin e tij me nderime ushtarake, duke çmuar kështu trimërinë, guximin dhe atdhedashurinë e atij partizani të vogël…) /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Shumica e kartmonedhave amerikane përmbajnë përqindje kokaine

Shumica e kartmonedhave amerikane përmbajnë përqindje kokaine

Avionët luftarakë turq bombardojnë pozicionet e YPG-së kurde në veri të Sirisë

Avionët luftarakë turq bombardojnë pozicionet e YPG-së kurde në veri të Sirisë

Kthehet në atdhe trupi i Erion Toros, emigrantit shqiptar që humbi jetën nga tërmeti në Itali

Kthehet në atdhe trupi i Erion Toros, emigrantit shqiptar që humbi jetën nga tërmeti në Itali

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni