Në Suharekë ka nisur të zhvillohet një “betejë” se kush do ta marrë drejtimin e kësaj komune.
Katër kandidatët kryesor për kryetar komune janë: Blerim Xhemajli nga PDK, Sali Asllanaj nga LDK, Bali Muharremaj nga AAK dhe Sami Hajdaraj nga Nisma për Kosovën.
Është interesant fakti se tre kandidatët e fundit vijnë nga i njëjti fshat, Gjinoci, ndaj mbetet të shihet se cili prej kushërinjve do të fitojë.
Vlen të theksohet se zgjedhjet e kaluara triumfues doli Sali Asllanaj kundrejt Bali Muharremaj. /tesheshi.com/