Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E rrallë: Deklarata e Pangallos para 100 vjetësh për çamët, Shqipërinë dhe vorio-epirotët

by te Sheshi
07/11/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
E rrallë: Deklarata e Pangallos para 100 vjetësh për çamët, Shqipërinë dhe vorio-epirotët

Pangallos:

Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi

 Në shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë

 Kemi shpërndarë klubet vorio-epirote, do t’i shpërndajmë organizatat e tilla

 Kryediplomati Rufos: 

Kryetari i Qeverisë dhe i Republikës janë me origjinë shqiptare

Nga: Vangjel Nasho Qirko

“Gazeta e Korçës” 14 shkurt 1926

Pas artikujve të favorshëm që karakterizuan drejtimin e shypit grek këto kohët e fundit mbi çështjet shqiptare, e quajta për detyrë të dëgjoj prej gojës së atij vetë,(Pangallos) i cili sundon sot dhe drejton  fatin e Greqisë, mendimet e tij mbi relacionet greko-shqiptare. Ju drejtova me anën e zyrës politike, duke kërkuar intervistë të veçantë për shtypin shqiptar dhe të nesërmen. Z. Kryetar më pranoi në zyrën e tij.

Me simblicitetin dhe hollësinë që e quajnë “gjenerali i lavdëruar”, Z. Th. Pangallos më priti dhe më shfaqi kënaqësinë që i jepej rasti të komunikojë me popullin shqiptar, me anën e shtypit shqiptar.

Deklarata: 

“Greqia, filloi Zoti Pangalos, që të nesërmen e mbylljes së paqes së përgjithshme shkoi një periudhë tepër kritike nga shkaku i katastrofës së Anadollit dhe vuajti më tepër se nga gjithë shtetet e tjera që morën pjesë në luftën e madhe. Prandaj, na imponohej të shtojmë sa më tepër përpjekjet dhe fuqitë tona për shërimin e plagëve. Mund të them që për fat të mirë pjesën e madhe të punës e mbaruam. Çështja e instalimit të refugjatve gjendet në mbarim dhe tani e tutje refugjatët nuk janë më ata të parët që rronin me sakrifica të mëdha të shtetit, filluan të bëhen një element i fortë produktiv dhe faktor i aftë për lumturinë e kombit. Gjendja jonë ekonomike gjithashtu po përmirësohet. Paralelisht me riorganizimin tonë të brendshëm edhe pozita jonë e jashtme forcohet. Greqia arriti kufijtë e saj natyrale dhe prandaj nuk ka më qëllim që të shtrihet më tej; kjo është arsyeja që inspirohet nga dispozicione paqësore kundrejt gjithë fqinjve të saj”

Kufijtë me Shqipërinë

“Sa për Shqipërinë, me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftrash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe përditë po zhvillohen më mirë. Marrëveshjet e kohës së kaluar që mund të karakterizohen si grindje midis vëllezërve u ngritën dhe u harruan me plafin e harrimit. Kujdesi im ka qenë që kur mora fuqinë në dorë, që t’i bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë, nga ana tjetër dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos sodisfaksohen plotësisht pretendimet e të dy palëve. Kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit, dhe vicevera, duke u karakterizuar si minoritet. Por kjo nuk duhet të formojë ndalim dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre”

Çamët

“Kemi në Epir disa mijë çamë, të cilët i njohim tani si minoritet shqiptar në vendin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mbi kurriz të tyre nga ana e organeve inferiore të shtetit, kjo nuk formon direktivë politike të Qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mbi kurriz të minoritetit nga ana e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligatat që ka marrë përsipër në favor të minoritetit në Maqedoni dhe Epir, obligime që rrjedhin prej traktateve ndërkombëtare

Është e ditur nga ana tjetër, që ne nuk do të mbajmë me pahir ata çamë që duke e quajtur veten turq do të kërkojnë të emigrojnë në Turqi meqë pas traktatave kanë të drejtë të emigrojnë atje”.

Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, por grekofonë

Gjithashtu në Shqipëri ndodhet një pakicë greke, e cila duhet të gëzojë të mirat e njësisë dhe për pengimet për zhvillimin e saj ethnik e shoqëror duhet të zhduken. Jemi të bindur që Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asgjë për sigurimin e të drejtave të kësaj pakice. Kur them pakicë greke ne Shqipëri, kujtoj dhe kam ndërmend vetëm grekofonët e Shqipërisë së Jugut dhe aspak ortodoksët shqiptarë, të cilët nga raca, gjuha, kombësia, janë zot shtëpie. Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks e quajnë grek.

 Shpërndahen klubet e vorioepirotëve

“Meqenëse kjo teori e gabuar  kishte marrë një udhë të tatëpjetë dhe zhvillohej në mënyrë të dëmshme vendosa dhe urdhërova shpërndarjen e klubeve vorio-epirote, të cilët ishin bërë baza e këtij mentaliteti. Këto klube nuk kishin më arsye ekzistimi. Do të aplikoj masën e shpërndarjes edhe për organizata të tjera të tilla, po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej qeverisë. Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës  së vogël, Shqipërisë, që ushqejme ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar. Shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëve”.

 Marrëdhëniet ekonomike

“Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, komunikatat detare, tokësore, do të vëmë në zbatim masat doganore, të tilla që të lehtësojmë tregtinë, në mënyrë që prodhimet e të dy vendeve të konsumohen reciprokisht dhe afrimi ynë të bëhet sa më i ngushët. Kështu të bashkuar, dy popuj vëllezër në dashuri dhe solidaritet, do të ecim në të pritmen për në misionin e tyre”

Deklaratë e ministrit të jashtëm grek, Lukas Kanakaris Rufos:  Kryetari i Qeverisë  dhe ai i Republikës greke, me origjinë shqiptare

 Përveç intervistës që mora me kryetarin e qeverisë, e quajta të arsyeshme t’i kërkoja një pjekje dhe ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Lukas Kanakaris Rufos, i cili sot në mëngjes më pranoi dhe me fisnikërinë që e karakterizon, më deklaroi sa më poshtë mbi marrëdheniet greko-shqiptare.

Të mëdhenjtë e vendit me origjinë  shqiptare

“Eksprimoj çiltazi gëzimin tim të madh që forcimi i lidhjeve greko-shqiptare të bëhet në kohën e ministrisë sime. Dispozitat e sinqerta dhe mendimet e kthjellta, si të Kryetarit të Republikës ashtu edhe Kryetarit të Qeverisë, të cilët  që të dy janë me origjinë shqiptare janë në udhën e zbatimit praktik. Caktimi i një politike të kthjellët dhe definitive kundrejt shtetit shqiptar, qenia dhe përparimi i të cilit është në interesin e madh të Greqisë, filloi të shfaqet në të gjitha pikat.

Çështja çame

“Çështjes së çamërisë iu dha fund definitiv, amnisti për të gjithë çamët e dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e të internuarve në shtëpitë e tyre. Gjuha shqip do të vihet në disa shkolla të Greqisë, klubet vorio-epirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre iu dorëzuan prefektëve. Të gjitha këto, jam i sigurtë se do të inspirojnë besim absolut në Shqipëri për sinqeritetin e politikës greke. Kemi nevojë të madhe të inspirohet ky besim sepse në kohën e shkuar, për fat të keq, nuk u mbajt nga ana e Greqisë një drejtim politik i qëndruar dhe i kthjellët kundrejt Shqipërisë. Pas ndryshimit definitiv që i japim tani politikës greke, jam krejt i sigurtë për të gjitha çështjet e varura mes dy shteteve, do të rregullohen me dashuri. Me këtë politikë tonë të re u japim të kuptojnë grekofonëve të Shqipërisë që tani e tutje duhet ta ndjejnë veten si pjesë të shtetit shqiptar. Pa asnjë reserve dhe prapamendim i quajmë kufijtë e sotme midis greiqisë dhe Shqipërisë si kufij definitive”.

Nuk përzihemi në punët e brendshme të Shqipërisë

“Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe indipendencësn e Shqipërisë pa rezervë. Me këtë politikë të re të Greqisë u japm fund intrigave dhe propagandave midis popullsisë grekofone të Shqipërisë, populli, i cili kësilloj duke mbledhur mendjen do të merret krejt me punëra të tjera paqësore dhe produktive dhe do të bëhet një faktor për përparimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar. Aspak dhe në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Shqipërisë dhe politikat, të cilët po caktojmë, është politikë kundrejt Shqipërisë pa vënë re qeveritë dhe regjimet e ndryshme ne Shqipëri. Shpresoj të arrijë që në kohën e ministrisë sime të vë vulën e fundit në restuarimin e plotë të miqësisë greko-shqiptare, gjë që e quaj vepër kombëtare të madhe dhe që do të përfundojë në dobi të dy palëve. Sa për realacionet tregtare jam i mendimit që sa më shpejt të bëhen  konvencione tregtare”

 Përgatiti Vepror Hasani – /tesheshi.com/

 (Shënim: nëntitujt u vendosën nga ana jonë – V.H)

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
5 ushqimet që duhet të eliminoni për mëngjes,  nëse nuk doni të shëndosheni

5 ushqimet që duhet të eliminoni për mëngjes, nëse nuk doni të shëndosheni

VIDEO/ Grushta dhe gallatë: kampioni Ismail Keta bën fërtele policin e Portokallisë

VIDEO/ Grushta dhe gallatë: kampioni Ismail Keta bën fërtele policin e Portokallisë

Kumbaro: Me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, përfiton i gjithë Ballkani

Kumbaro: Me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, përfiton i gjithë Ballkani

TË FUNDIT

  • Të fundit
Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

Borrell “shpartallon” BE-në: “Gjysma e bombave mbi Gaza vijnë nga ne!”

10/05/2025
Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

Një parazit i rrezikshëm afrikan po përhapet në Evropën Jugore

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni