Një pikturë e piktorit osman Osman Hamdi Bej, e cila datonte nga shekulli XIX, është shitur në një ankand në Londër për gati 6 milion dollarë.
Piktura e vitit 1890, e quajtur “Udhëzimet Kuranore” u shit nga ankandi i njohur Sotheby pasi një ofertues pa emër dha 4,64 milion paund britanikë (5,92 milion dollarë). Kritikët e vlerësuan midis 3-5 milion paundë përpara ankandit.
Piktura ishte një pjesë e veprave të rëndësishme nga Koleksioni Najd.
Teksa në shikim të parë” Udhëzimet Kuranore ” mban shumë nga shenjat kryesore të një pikture akademike franceze, kjo ishte një punë e madhe për kohën e saj, pasi sfidoi normat artistike dhe shoqërore. Për fillim, piktura me njerëz ishte praktikisht e rrallë nga artistët muslimanë në atë kohë.
Pamja e veprës artistike është në një cep të izoluar të Jeshil Xhamisë në Bursa të Anatolisë perëndimore.
Një tjetër pikturë, e quajtur “Vajza që reciton Kuran”, gjithashtu nga Osman Hamdi Beu, u shit në Muzeun e Arteve Islame në Malajzi muajin e kaluar në Londër për 6.3 milion paund britanikë.
Osman Hamdi Beu ishte një piktor i famshëm i pallatit mbretëror turk që jetoi midis viteve 1842-1910. /tesheshi.com/