Viktor Selimi është një agrononom i njohur në zonën e Kurbinit dhe jo thjesht si agronom. Ajo që i ka dhënë emër në zonë shtë fakti se gjatë këtyre viteve ai i është përkushtuar zbukurimit të ambienteve të ndryshme me fidanë, bimë dekorative dhe pemë frutore gjithashtu, kryesisht agrume. Dora, fantazia, aftësia dhe pasioni i tij mund të haset kudo, në shtëpi të ndryshme, vila apo lokale.