Një vdekje tragjike ndodhi në ringun shkodran, pikërisht në “Shkodra Boxing Night” që mbahet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, teksa zhvillohej raundi i pestë i përballjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja.
Siç raportohet, i gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve.
Burime spitalore thonë se nuk kanë qenë goditjet e kundërshtarit, por një ataku kardiak që i ka marrë jetën bullgarit. /tesheshi.com/