Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përcjellë mesazhin e radhës paralajmërues ndaj Tiranës zyrtare, në lidhje me hapjen e negociatave, ku thekson kushtin tashmë klasik, atë të trajtimit të minoritetit.
“Asnjë negociatë pranimi me Shqipërinë përveç nëse hiqet diskriminimi ndaj pakicave. Ne nuk jemi ende atje, duhet të shohim një ndryshim të qëndrimit të qeverisë ndaj minoritetit grek”, tha kreu i qeverisë greke gjatë një prononcimi për gazetarë në Selanik.
Por si në rastin e fundit, edhe në të tjera më pas, Mitsotakis apo të tjerë para tij, nuk specifikojnë se për ç’është bëhet fjalë, pra se ku konsiston trajtimi i padrejtë i minoritetit grek nga ana e qeverisë shqiptare. /tesheshi.com/