Radhës së paraqitjes në SPAK iu shtua dhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Sonila Qato. Siç dihet, ajo kostoi në këtë post pas kallëzoi firmën “Gjoka” për rrugën Kardhiq-Delvinë.
“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tendera.
Përderisa prokuroria është duke kryer detyrat e veta proceduriale, unë mendoj se dhe shkaku i dorëheqjes time në 2019 ka qenë pikërisht dhënia e mundësisë Prokurorisë për të dhënë drejtësi dhe për të nxjerrë të vërtetën në pah. Lejojeni Prokurorinë të bëjë detyrën”, tha znj. Qato pas daljes nga SPAK.
Një tender për ndërtimin e një tuneli në aksin Kardhiq-Delvinë, solli akuza nga ARRSH drejt kompanisë së ndërtimit “Gjoka Konstruksion” për mashtrim në dokumentet prokurimit, ndërkohë që kompania u përgjigj duke akuzuar drejtoreshën e rrugëve Sonila Qato, për favorizim të një prej konkurrentëve pë Tunelin e Skërficës. /tesheshi.com/