Dy adoleshentë britanik me pikëpamje neo-naziste, janë burgosur për nxitjen e krimeve terroriste. Adoleshentët inkurajuan kryerjen e një sulmi ndaj princit Harry pasi ai kishte vendosur për t’u martuar me një grua me racë të përzier.
Michal Szewczuk, 19 vjeç, nga Leeds dhe Oskar Dunn-Koczorowski, 18 vjeç, nga Londra perëndimore, ishin pjesë e një grupi të quajtur Divizioni Sonnenkrieg.
Një gjyqtar që përcolli rastin tha se propaganda e tyre në internet ishte e neveritshme dhe penale. Dunn-Koczorowskit iu dha një urdhër burgimi 18 mujor dhe stërvitje, ndërsa Szewczuk u burgos për katër vjet. Të pandehurit, të cilët u shfaqën me video link nga nje burg në juglindje të Londrës, nuk reaguan fare ndaj vendimit.
Ndër të tjera, ata thoshin që Duka i Sussex ishte një “tradhtar i racës”, i cili duhej të vritej, dhe i thurën lavde vrasesit masiv norvegjez Anders Breivik. /tesheshi.com/