Presidenti serb Aleksandar Vuçiç konfirmoi dhe ai anullimin e udhëtimit drejt Uashingtonit, aty ku do takohej me homologun kosovar Thaçi, në një rinisje të dialogur nën hyqmin amerikan. E kjo, pasi presidentit kosovar, krejt beftas, në një akt me nuanca të forta komploti politik, Specialja në Hagë i publikoi një aktakuzë.
I dërguari special për dialog midis Serbisë dhe Kosovës Richard Grenell shtyu takimin në Shtëpinë e Bardhë, të planifikuar më parë për të Shtunën, 27 Qershor, pasi Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e njoftoi se nuk po vinte, raporton Tanjug.
Vendimi Vuçiçit është thjesht një formalitet, pasi takimi i 27 qershorit, mundësuar nga i dërguari Grenell, pothuajse ka rënë pas këtyre zhvillimeve të 24 orëve të fundit.
Më parë, udhëtimin drejt Uashingtonit e anulloi dhe kryeministri Hoti. /tesheshi.com/