Pasi hodhi votën, presidenti Meta, brenda frymës së tij të deklarimeve të pazakonta, foli për “mbrojtje të atdheut”, duke dhënë të nënkuptuar se sipas tij, të huajt, përfshirë dhe amerikanët, nuk ia duan të mirën Shqipërisë.
“Punën më të rëndësishme sapo e bëra. Sot është një akt patritotik, mbrojtja e atdheut, atdheu mbrohet me votë me sjellje të qytetaruar.
Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria, mbarëvajtja e këtij procesi do ta bindë që ne jemi një vend që meritojmë të shkojmë në BE. Votoni për kandidatët më të mirë që mendon se janë më të mirë që s’do tu binden kryetarë të tyre si kukulla”, tha ai. /tesheshi.com/