Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E PRITSHME/ Meta, tjetër përplasje me Ramën: jo Unazës së re, ja të gjitha shkeljet

by te Sheshi
03/02/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 9 mins read
A A
E PRITSHME/ Meta, tjetër përplasje me Ramën: jo Unazës së re, ja të gjitha shkeljet

Siç dhe mund të pritej, presidenti Meta ka dalë hapur kundër projektit të Unazës së re, e kjo pasi pati një takim me banorët protestues të zonës së “Astirit”.

Në një shpjegim të detajuar, kreu i shtetit ofron argumentat e tij se pse ky projekt duhet të anullohet;  

“Nga gjithë informacioni që është administruar deri më tani dhe i është vënë në dispozicion Kreut të Shtetit, Presidenti i Republikës, ka arritur në bindjen se projekti për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, paraqet shkelje të shumta ligjore të cilat kërkojnë detyrimisht një rishikim të plotë dhe të menjëhershëm të vendimarrjes shtetërore në mënyrë që ky projekt të realizohet përkundrejt një zgjidhjeje të drejtë dhe të arsyeshme në interesin më të mirë publik.

Konkretisht, Presidenti i Republikës konstaton se:

– Hartimi i këtij projekti është kryer në mungesë të plotë të konsultimit publik dhe transparencës. ARRSH në lidhje me ketë konstatim justifikohet se, nuk ka kryer konsultim publik pasi ky segment rrugor nuk i nënshtrohet vlerësimit mjedisor të thelluar në kushtet kur ky segment rrugor është me gjatësi më të vogël se 10 km.

– Ky vlerësim i ARRSH-së është spekullativ dhe i gabuar pasi segmenti rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” është pjesë integrale e projektit të “Unazës së Madhe të Tiranës” i cili në tërësinë e tij ka një gjatësi 27 km.

– Pamundësia financiare shtetërore për të realizuar një projekt tërësor duke i ndarë dhe financuar ato vit pas viti me lote dhe të fragmentarizuar, nuk mund të përbëjë kurrësesi shkak ligjor për të shmangur procesin e konsultimit publik, kur një gjë e tillë është e detyrueshme me ligj.

– Për më tepër, ky projekt duhet të përfshinte jo vetëm vlerësimin mjedisor të detyrueshëm sipas ligjit, por edhe vlerësimin socialo-ekonomik, pasi efektet që sjell implementimi i tij prekin veprimtarinë tërësore të qytetit të Tiranës dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë interesat jetikë të banorëve të kësaj zone.

– Veprimi i ARRSH për të hartuar një Projekt Rehabilitimi për këtë segment rrugor, pa kryer një konsultim publik të hapur me banorët si palë të interesuar, përveç se është një shkelje e ligjit dhe akteve nënligjore, krijon bindjen se është kryer me qëllim për të shmangur dëgjesat publike dhe opinionet që mund të paraqiteshin në funksion të përmirësimit të projektit në të gjitha aspektet.

– Rezulton se, projekti i “Studim projektim rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, është hartuar nga një kompani private konsulence, pa garë dhe me kërkesë të ARRSH-së nëpërmjet një kontrate sponsorizimi të lidhur më datë 25 maj 2018. Kjo praktikë e ndjekur nga ARRSH, është në kundërshtim të plotë me ligjin për prokurimin publik dhe parimet që udhëheqin konkurencën e lirë dhe të ndershme.

– Nëse hartimi i këtij projekti do të ishte realizuar me një garë me procedura të hapura dhe transparente, mund të ishin administruar propozime teknike, zgjidhje, apo ide alternative objektive dhe konkuruese. Në ketë mënyrë, investimi për këtë vepër publike do të mund të realizohej me kosto më efiçente për buxhetin e shtetit, si dhe me impakt sa më të pranueshëm social dhe ekonomik për qytetarët.

– Përzgjedhja e një procedure sponsorizimi me arsyetimin se është kursyer buxheti i shtetit, është vetëm një alibi. Një projekt i dhuruar krijon rrezik që përllogaritja e impaktit social dhe ekonomik të mos jetë në vëmendjen e zbatuesit të detyrës së projektimit, duke rritur në këtë mënyrë koston e investimit për veprën publike.

– Ky projekt i dhuruar, pa garë dhe i pakonsultuar me publikun nuk reflekton shqetësimet dhe interesat e komunitetit dhe gjithë palëve të interesuara, duke qenë se nuk parashikon objektivisht përllogaritjen e kostove që burojnë nga problemet sociale dhe ekonomike që krijohen nga shembja e banesave, pronës së qytetarëve, si dhe nga proceset gjyqësore që mund të lindin si pasojë e gjithë veprimeve arbitrare të administratës publike në këtë drejtim.

– Nga informacioni i bërë publik rezulton se projekt zbatimi i hartuar nga konsulenti është miratuar në parim nga Këshilli Teknik i ARRSH më vendim nr. 56, datë 04 shtator 2018.

– Procesi i tenderimit nga ARRSH për ndërtimin e kësaj vepre publike është hapur shtator 2018 dhe fituesi është përzgjedhur dhe njoftuar në buletinin publik, nr.44, datë 5 nëntor 2018, ndërkohë që zhvillimi i kësaj vepre është miratuar nga Këshillit Kombëtar i Territorrit vetëm më datë 20 nëntor 2018.

– Në këtë mënyrë rezulton e provuar se procedurat e tenderimit për realizimin e investimit në këtë segment rrugor janë shpallur, zhvilluar dhe kanë përfunduar ndërkohë që projekti nuk ishte miratuar ende nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

– Referuar nenit 27, 28 të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e terrirorit”, dhe nenit 9, 10/1, të VKM nr. 408/2018 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar në rastin konkret autoriteti përgjegjës sipas ligjit që miraton me Vendim, Projektidenë mbi mënyrën se si një pjesë e territorit dhe një rrugë e kësaj kategorie do të zhvillohet, është Këshilli Kombëtar i Territorit.

Hapja e procedurave të tenderimit, pa një vendim të autoritetit vendimarrës për miratimin ligjor të projektit Këshilli Kombëtar i Territorit, përveç se është shkelje e rëndë ligjore, krijon bindjen se ky proces ka qenë selektiv, i paracaktuar dhe në kushte ekstreme të kapërcimit me dashje direkte të procedurave të detyrueshme ligjore”, shkruhet ndër të tjera në shpjegimin e Metës.

Më tej, presidenti ofron dhe variantin e tij se si do mund të zgjidhjet ky ngërç i krijuar në këtë projekt infrastrukturor me pasoja sociale.

Presidenti i Republikës, në vlerësim të gjendjes së paligjshmërisë ekstreme të konstatuar nga keqfunksionimi i institucioneve të administratës shtetërore dhe të situatës së krijuar, vlerëson se kjo çështje mund dhe duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Për këtë është e domosdoshme që qeveria të tregojë vullnetin politik dhe të ndërmarrë këto masa të menjëhershme:

– Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit duhet të anullojnë menjëherë Projektin për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, që pretendohet të zbatohet i cili është miratuar me Vendim nr. 1, datë 20.11.2018 të KKT-së;

– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ARRSH të ndërpresin dhe të anulojnë menjëherë çdo procedurë prokurimi që po realizohet bazuar në projektin ekzistues me qëllim ruajtjen e financave publike dhe shmangjen e çdo pasoje negative për interesin publik dhe cenimin e të drejtave të pronësisë së qytetarëve;

– Skualifikimi i operatorëve ekonomikë nga gara e dytë e hapur nga ARRSH, nuk e zgjidh çështjen, por krijon premisë që nëpërmjet procedurave administrative dhe gjyqësore të ankimit ky projekt i deformuar të marrë rrugë me pasoja ekonomike për buxhetin e shtetit;

– Pas anullimit të plotë të projektit ekzistues të nisin procedurat me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri, i cili do të duhet të ofrojë zgjidhjen më të mirë teknike për zhvillimin urban të Tiranës;

– Gjatë fazës së hartimit të projektit të hapet menjëherë dialogu për konsultim publik me banorët e kësaj zone për mënyrën së si kjo vepër publike duhet të zhvillohet, dhe të vlerësohen objektivisht mendimet dhe opinionet e tyre. Përfshirja e ekspertëve të pavarur do ta ndihmonte për të rritur cilësinë e projektit të ri dhe besimin publik ndaj tij;

– Të pezullohet zbatimi dhe të shfuqizohet menjëherë cdo procedurë apo akt administrativ që ka të bëjë me përjashtimin e objekteve nga procesi i legalizimit apo i prishjes së ndërtimeve, referuar projektit ekzistues;

– Të shfuqizohen nga IKMT të gjitha gjobat administrative që ky organ ka vendosur së fundmi përkundrejt banorëve në mënyrë subjektive në lidhje me realizimin e këtij projekti.

– Të merren masa nga autoritet përgjegjëse për rivendosjen urgjente të ndriçimit publik, të hequr në mënyrë të paligjshme, pasi mungesa e tij është bërë burim aksidentësh me pasoja shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

– Të pezullohet menjëherë çdo procedurë shpronësimi për interes publik e cila ka nisur me kërkesë të ARRSH-së, bazuar në projektin ekzistues ;

– Pas miratimit konform ligjit të një projekti të ri dhe të besueshëm, të ndiqet me shumë rigorozitet procedurat e shpronësimit publik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas kërkesave që dikton ligji;

– Gjatë ndjekjes së procedurave të shpronësimit, në rast se preken pasuri pronë private që nuk është pajisur me dokument pronësie dhe ndodhen ende në proces legalizimi, të bëhet një vlerësim i bazës ligjore ekzistuese dhe nëse ajo vlerësohet e mangët të krijohet shtrati i nevojshëm ligjor me qëllim trajtimin me shpërblim të të gjithë qytetarëve në mënyrë sa më të drejtë, duke ruajtur interesin publik dhe të drejtat themelore të tyre të pronës së krijuar dhe poseduar prej një kohe të gjatë .

– Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë, ARRSH, Këshilli i Ministrave të studiojnë me vëmendje dhe të përshtasin legjislacionin në këtë fushë me qëllim që të realizohet një trajtim i drejtë, dhe i barabartë i qytetarëve në lidhje me pronat dhe banesat e tyre që mund të preken nga ky projekt i ri.

Kur ka vullnet nga qeveria dhe institucionet përgjegjësë, gjithmonë ka zgjidhje.

– Për këtë, duhet sjellë në kujtesë qëndrimin që Këshilli i Ministrave ka mbajtur në disa raste gjatë viteve 2011, 2012, 2015, në zbatimin e disa projekteve të ndryshme të infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I, pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta –Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës, të cilat në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të pronësisë të objekteve që prekeshin, kanë bërë të mundur që qeveria me VKM 563/2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015, të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes;

– Procedurat e prokurimit për këtë vepër publike të hapen ndërkombëtarisht konform ligjit pasi të jetë formalizuar një projekt solid, i qëndrueshëm dhe objektiv duke nxitur konkurencën e lirë të operatorëve vendas dhe ndërkombëtar;

– Tirana ka nevojë për ndërtimin dhe funksionimin e Unazës së Madhe, por ajo duhet të realizohet duke respektuar të drejtat themelore të qytetarëve, për një zgjidhje të drejtë dhe duke shfrytëzuar në mënyrë eficente buxhetin e shtetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me transparencën e plotë që realizimi i këtij projekti kërkon;

– Qeveria Shqiptare, dhe gjithë institucionet publike, duhet të reagojnë me përgjegjshmëri të lartë ndaj kësaj situate të krijuar”.

Kështu, Meta ka hapur një tjetër front përplasjeje me kryeministrin Rama, atë për Unazën e re.

Aty, prej javësh jo vetëm protestohet por dhe bëhet politikë e mirëfilltë dite, ku drejtues të opozitës, PD e LSI bashkë janë vënë krah banorëve, me një ligjërim ekstrem anti-qeveritar. /tesheshi.com/       

Related Posts

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Next Post
“Futja” e Metës te Unaza e re, reagon Rama: ky serioz i opozitës!

“Futja” e Metës te Unaza e re, reagon Rama: ky serioz i opozitës!

Video virale: një pastrim ndryshe i makinës nga bora

Video virale: një pastrim ndryshe i makinës nga bora

Partia e Zaevit: Gruevski do të kthehet një ditë…për të përfunduar në qeli

Partia e Zaevit: Gruevski do të kthehet një ditë…për të përfunduar në qeli

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni