Siç dhe pritej, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli për krimet serbe në Këshillin e Sigurimit në OKB, njëherësh duke akuzuar udhëheqësit aktualë të Beogradit se po vazhdojnë me të njëjat qëllime si Sllobodan Millosheviç. Për këtë arsye, ajo u përplas verbalishtme ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç.
“Vuçiç flet me të njëjtën gjuhë si Sllobodan Millosheviç, ai e ka admirim.140 mijë persona kanë humbur jetën gjatë gjenocidit të Millosheviçit në ish-Jugosllavi; në Kosovë, më shumë se 30 mijë persona janë vrarë; 20 mijë gra janë dhunuar; 160 mijë persona janë zhdukur dhe akoma ka varre masive; më shumë se 1 milionë qytetarë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë e bënë qenia njerëzore kur nuk bëhet drejtësi”, tha Osmani.
Reagoi më pas Selakoviç duke i thënë presidents Osmani se kur flet për presidentin serb duhet të ngrihet në këmbë, pasi sipas tij Vuçiç është edhe president i Osmanit.
“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiç, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviç me një alogjizën konstitucional. /tesheshi.com/