Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

E PLOTË/ Ja ç’ndodhi në konferencën e kryetarëve, ku u pengua komisioni hetimor mbi Çamërinë

by Te Sheshi
02/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
E PLOTË/ Ja ç’ndodhi në konferencën e kryetarëve, ku u pengua komisioni hetimor mbi Çamërinë

Del në dritë përplasja që u zhvillua mes mazhorancës për të ndaluar nisjen e Komisionit Hetimor për krimet mbi popullsinë çame në Kuvend.

Zbardhja e procesverbalit të konferencës së kryetarëve ka bërë të qartë “lobin politik antiçam” që përfaqësohet nga Arta Dade, deputete e PS-së, por që ka shfaqur kundërshtim të hapur me PDIU-në, deputeti i LSI-së Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, që është deputet i LSI-së, ndërkohë që vetëm Gramoz Ruçi ka përkrahur Idrizin.

Në listën e firmëtarëve për komisionin hetimor, përveç grupit parlamentar të PDIU-së, figurojnë edhe deputetët socialistë Ledi Shamku dhe Artan Gaçi.

Mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dhe deputetes së PS-së, Arta Dade, është zhvilluar edhe debati më i ashpër në konferencën e kryetarëve. Dade kundërshton ngritjen e një komisioni të tillë, pasi vlerëson se historia nuk mund të futet në parlament dhe nuk është çështje emergjente.

Por Idrizi i është përgjigjur se çamët kanë pritur 70 vjet, dhe më emergjente se kaq nuk ka.

Kreu i PDIU-së ka bërë thirrje që kërkesa për komision hetimor të kalojë në seancë plenare, diçka që nuk është lejuar nga shumica e votave. Në procesverbal nuk figurojnë diskutime nga ana e opozitës.

Më poshtë ndiqni debatin e plotë për këtë çështje…

Arta Dade

Faleminderit zoti Kryetar. Të them të drejtën unë nuk e shoh të qartë subjektin, ndoshta është përvojë që nuk e ka pasur ndonjëherë Kuvendi. Unë e kam lexuar, por objekti nuk është i qartë, çfarë do bëjnë deputetët duke mos qenë as historianë?Besoj se edhe kohë ky parlament nuk ka që të ngrejë tani komisione mbi komisione. Ne do përgatitemi për zgjedhjet, ndoshta mund të mbetet pasi të riformatohet kërkesa për parlamentin që vjen. Nuk besoj se është e udhës që tani parlamenti të përfshihet në çështje që nuk janë emergjente dhe në çështje që mund t’i diskutojë parlamenti tjetër. Kërkesa nuk më duket e qartë, më duket e një natyre tjetër, nuk kemi pasur komisione hetimore të kësaj natyre dhe nuk e kam të qartë se çfarë do të hetojmë! Si parlamentarë do hetojmë historinë, do hetojmë faktet historike, kundrejt kujt do t’i hetojmë këto gjëra? Normalisht kemi përvoja që Kuvendi ushtron detyrën e vet si institucion mbikëqyrës dhe heton ekzekutivin apo dhe çështje të tjera. Lidhur me këtë unë nuk e kam të qartë se çfarë do bëjë ky komision.

Shpëtim Idrizi

Kjo që tha zonja Dade është çështje vlerësimi. Për zonjën Dade kjo çështje mund të mos jetë e një rëndësie të veçantë.

Arta Dade

Thashë që nuk është emergjente dhe nuk fola për rëndësi të veçantë. Të lutem mos I shtrembëroni fjalët e mia.

Shpëtim Idrizi

Atëherë për zonjën Dade mund të mos jetë çështje emergjente, normal, por ne që kemi nja 70 vjet që presim është dhe e ka kaluar çështjen e emergjencës. Kjo është çështje vlerësimi dhe unë nuk kam asgjë me zonjën Dade që e mendon kështu këtë gjë. Objekti është i qartë dhe është i shkruar këtu. Kush nuk e ka lexuar mund ta lexojë ose mund t’ia lexoj edhe unë.

Ky është vullneti i 7 deputetëve, të cilët kërkojnë që të ngrenë një komision të posaçëm…. në rregull, është më kollaj hetimor apo në përputhje në rastet e komisionit hetimor, në mënyrë që të hetojë dhe të evidentojë të gjitha faktet.Për këtë arsye ne kemi parashikuar që të thërrasim pikërisht në këtë komision hetimor ata që janë gjallë, historianët, ato dokumente që janë në arkivat e shtetit Shqiptar dhe t’i mbledhim. Në rregull, po i referohemi rastit të Tivarit, i cili ishte komision hetimor dhe jam plotësisht dakord që ta bëjmë komision hetimor.

Spartak Braho

E para, nëse do të mbetemi tek ideja se duhet të vijë si komision hetimor, zoti Shpëtim, atëherë kërkesa duhet formuluar sipas kërkesave dhe procedurave që parashikojnë komisionet hetimore. Kërkesa duhet të përgatitet nga juristë. E dyta, është se këtu ka probleme që ndërhyjnë në të drejtën ndërkombëtare. Kjo do të thotë se komisionet hetimore deri më sot nuk janë marrë me histori të tilla. Edhe komisioni i Tivarit nuk funksionoi, nuk u zhvillua fare, nuk u bë sepse ishte jashtë objektit, megjithatë po ratë dakord me deputetët investigatorë do të jem edhe unë i pranishëm.

Shpëtim Idrizi

Një koment të vogël kam për të bërë. Së pari e falënderoj zoti Braho për gatishmërinë për tu bërë pjesë e saj. Tani ne kërkesën e kemi bërë me juristë, por edhe një herë tjetër më duhet të sqaroj një fakt. Ne kemi kërkuar komision të posaçëm, Rregullorja e parashikon në nenin 24 komisionin e posaçëm për çështje të një rëndësie të veçantë, dhe ne e kemi trajtuar këtë çështje në vlerësimin tonë si çështje të rëndësisë së veçantë. Ndërkohë, na thuhet se nuk ka precedentë edhe për çështjet e rëndësisë së veçantë që të bëhet komision i posaçëm. Por është një miks ndërmjet komisionit të posaçëm dhe atij hetimorë. është hetimi i kësaj tragjedie, dokumentimi i saj, meqenëse ka dhe diskutim publik. Thashë se ka dy shprehje të vullnetit të parlamentit të Shqipërisë.Kjo është e treta.

Pra, kemi një ligj të parlamentit të Shqipërisë, i dekretuar edhe nga Presidenti në 1994-ën që e njeh 27 qershorin si dita e gjenocidit kundër shqiptarëve të Çamërisë. Ka dhe një rezolutë të miratuar në 2004-ën që ka hyrë në fuqi në 2012-ën ku e parashikon dhe e lë detyrë edhe për Parlamentin dhe për shtetin shqiptar që të evidentojë, hetojë dhe dokumentojë këtë çështje.

Ilir Meta

Qartë. Mendoj që kjo kërkon një qëndrim politik se çfarë qëndrimi do të keni, me idenë që zoti Idrizi është i hapur për të ndryshuar kërkesën nga komision i posaçëm në komision hetimor.

Gramoz Ruçi

Zoti Kryetar ne tani jemi duke shqyrtuar këtë kërkesë që kemi. Nëse do të na vijë për komision hetimor është një gjë tjetër. Me këtë kërkesë që kemi unë propozova që shërbimi Juridik ta marrë kërkesën dhe t’i çojë një memo Konferencës së Kryetarëve si qëndron nga pikëpamja thjeshtë procedurale dhe juridike. Më pas ne procedurialisht të mbajmë qëndrim. Mirë e ka zoti Idrizi që Parlamenti e ka shprehur qëndrimin e tij politik nëpërmjet një rezolute.

Parlamenti nuk mund të zëvendësojë as Presidentin dhe as Qeverinë, as ministrinë e Jashtme, as komisionin Ndërshtetëror për këtë çështje.  Ju lutem një çështje e tillë nuk është thjesht çështje as e zotit Idrizi dhe as e 7 deputetëve që kanë firmosur, as e një partie politike, por është e të tërëve. Duhet të tregoheni shumë të matur për këtë çështje.

Shpëtim Idrizi

Hajde ta çojmë në seancë dhe të shprehen deputet me votë edhe ta mbyllim këtë histori. Ne sikur po bëjmë diskutim formal neni aq e neni kaq, por nëse duhet të ngrihet apo jo, ky është vullneti jonë. Më pas nëse nuk janë dakord hajde ta kalojmë në seancë.

Arta Dade

Zoti Kryetar, unë nuk mund të bie dakord me mënyrën sesi shtrohen kërkesat këtu dhe aq më tepër nuk mund të bie dakord me retorikën. Askush nuk ka të drejtë që t’i veshë vetes së vet autoritete të pa përcaktuara, as nga ligji, as nga Kushtetuta dhe mbi të gjitha nga etika e komunikimit.

Presioni që ushtrohet këtu në Konferencën e Kryetarëve se dikush do vlerësojë qëndrimet e deputetëve dhe madje dhe forcave politike për mua është i pa pranueshëm. Secila forcë politike apo individ i caktuar ka të drejtë të ndjekë qëllimet e veta për të cilën e ka krijuar një parti dhe nuk ka asnjë të drejtë që të imponojë këtu dhe të bëjë komente mbi konstatimet dhe mbi vlerësimet që bëjnë anëtarët e barabartë të kësaj Konference, qoftë ky nënkryetar Kuvendi apo çfarë të jetë! Për mua është e pa pranueshme regjistri i gjuhës, komunikimi, mënyra se si kërkohet të imponohet. Ne nuk do bëjmë aventura, i përmbahem qëndrimit tim që koha e mbetur deri në zgjedhje nuk na lejon që të merremi dhe të bëjmë një punë të pjekur për qëllimin që ka zoti Idrizi, i cili është shumë i mirë. Por personalisht e refuzoj dhe nuk pranoj që të vlerësojë zoti Idrizi për punën që bëj unë njëherë si individ këtu në parlament dhe pastaj dhe për detyrat e tjera. Faleminderit.

Shpëtim Idrizi

E kam dëgjuar nja 100-të herë zonjën Dade. Zonja Dade unë këtu nuk të dëgjoj më, dëgjo ti tani.

Arta Dade

Ti nuk e vlerëson dot punën time.

Shpëtim Idrizi

As ti nuk më vlerëson dot mua. Zonja Dade nuk të kam fyer dhe nuk të kam folur më shumë se ç’duhet as për ju dhe as për njeri tjetër. Tu referova vetëm në një pikë dhe më the se nuk është emergjente apo jo! Bukuri! Të thashë që për ju mund të mos jetë emergjente, për ne është emergjente. Edhe unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë. E ke përdorur edhe përpara 4 vjetëve, e ke përdorur edhe përpara 3 muajve dhe prandaj të thashë që në këtë komision nuk do marrim pjesë vetëm ne të 7-të, por do jenë të gjitha forcat politike. Dhe nëse mendojnë se do kenë kredo le t’i marrin të gjitha forcat politike kredot. Këtë debat e kemi bërë bashkë dhe përpara 4 vjetëve, kur ka qenë rezoluta, e kemi bërë bashkë edhe përpara 2-3 muajve. Gjatë gjithë kohës kam ruajtur etikën me Ju, ruajeni dhe Ju me mua! /tesheshi.com/

Related Posts

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Next Post
Donald Lu sulmon Adriatik Llallën: po pengon reformën në drejtësi

Donald Lu sulmon Adriatik Llallën: po pengon reformën në drejtësi

Jo vetëm sheqer, ja pse duhen dy lugë kripë në shampo

Jo vetëm sheqer, ja pse duhen dy lugë kripë në shampo

Zyra e kryeministrit kanadez kritikon ashpër Fox News-in dhe retorikën e Trump-it

Zyra e kryeministrit kanadez kritikon ashpër Fox News-in dhe retorikën e Trump-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni