Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur në Mitrovicë, e rrallë në lloj, pasi një i ri, i cili fali dhe u pajtua me familjen e njeriut që e rrahur dhe e çoi në koma, ka ndërruar jetë pikërisht nga rrahja e rëndë.
Ermal Delija, jetim pa baba, djalë i vetëm që jetonte me nënën e tre motra, edhe pse doli nga koma pas shumë ditëve nga rrahja që iu bë, ku pikërisht ato ditë që u ngrit në këmbë pranoi të shtrinte dorën e pajtimit në xhami, pati sërish komplikime si pasojë e lëndimeve trupore, duke përfunduar fatalisht në ikjen nga kjo botë.
Pajtimi u krye nga ai që prej vitesh po pason Anton Çetën e famshëm në misionin e pajtimit të gjaqeve në Kosovë, hoxhë Fatmir Latifi i Mitrovicës.
Më poshtë është momenti kur ndodh pajtimi. Në fakt, në vend të njeriut që e çoi tashmë të ndjerin në koma, ishte babai i tij. /tesheshi.com/