Një raport i fundit ka treguar se Galaxy S8 i Samsung dhe iPhone 8 i Apple do të kenë diçka të përbashkët: çmimin.
Besohet se Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus do të fillojnë të shiten me një çmim prej $950 dhe $1,050, që përshtatet me çmimin e planifikuar të Apple për celularin e ri.
Raporti vjen pas publikimit të një imazhi të zbuluar në aplikacionin ‘Secure Folder’ në Galaxy S7, që konfirmoi thashethemet e kaluara të dizajnit të Galaxy S8.
Për shumë klientë të Samsung, Galaxy S8 nuk është vetëm celulari i ardhshëm i kompanisë, por një shans që kompania të këndellet nga problemet me Note 7./tesheshi.com/