Sunny Hostin dhe Ana Navaro, drejtuese të emisionit The View që transmetohet në ABC, u detyruan të largohen nga studio sepse zbuluan në një raport të drejtpërdrejtë se ishin pozitivë për koronavirus.
Prodhuesi u kërkoi të dyjave që të largoheshin.
Kamala Harris, zv.presidente e Shteteve të Bashkuara, po priste të dilte në emision si e ftuar.
Dy prezantueset e tjera, Joy Behar dhe Sara Haines ishin gjithashtu në studio.
Behar ishte gati ta prezantonte Harrisin si mysafire kur dëgjoi një zë prapa kamerës duke i thënë “jo” asaj.
Hostin dhe Navarro u larguan nga studio ndërsa Behar i shpjegoi publikut se çfarë kishte ndodhur.
“Ndodhi që Ana dhe Sunny ishin pozitive për koronavirus. Pavarësisht se sa të kujdesshëm jeni, gjëra të tilla ndodhin. Ata ndoshta do të shërohen shpejt sepse të dyja janë vaksinuar,” tha Behar. /tesheshi.com/
BREAKING: Sunny and Ana have been asked to leave the ABC studio because they tested positive for COVID.#TheView pic.twitter.com/DMIYrjHjid
— Live On The Chat (@LiveOnTheChat) September 24, 2021