Një burrë tailandez jeton më një gjarpër 3 metra të gjatë, i cili sipas tij është mishërimi i të fejuarës së tij, e cila ka vdekur pak kohë më parë. Të dy janë të pandashëm. Gjarpri e shoqëron burrin kudo; jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë, kur shkon në palestër përshembull.
Historia u përhap në masë pasi burri tregoi në rrjetet sociale për lidhjen e tij me gjarprin. Më pas disa gazetarë e kontaktuan për të ditur më shumë. Burri u tha atyre se ishte i bindur se kobra është mishërimi i të fejuarës së tij të vdekur. Ai thotë se i ka bërë përshtypje ngjashmëria e gjarprit me të fejuarën.
Sigurisht, shumë vetë e kanë paralajmëruar burrin që të jetë i kujdesshëm meqënëse kobra është një gjarpër helmues dhe se nuk është aspak e kujdeshme që të lërë të “livadhisë” nëpër shtëpi. Por burri thotë se ndihet i qetë dhe me sa duket në dy vjet bashkëjetesë nuk ka ndodhur asnjë incident. /tesheshi.com/