Një zhvillim aspak i zakonshëm në fushën e rendit ka ndodhur në Shqipëri.
Policia njofton se ka arrestuar dy të rinj të lindur në Palestinë e banues në Tiranë, të cilët ishin kthyer në tmerrin e vjedhjeve. Ata janë Yassine Lwali, 26 vjeç dhe Osmane Ellabasi, 24 vjeç, ndërsa nën hetim është vënë Ahmed Basri, 18 vjeç, po ashtu lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.
Njoftimi policisë:
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta persona janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:
– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.
– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.
– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.
– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Ndërkohë ata do të përballen me akuzën veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E. /tesheshi.com/