Presidenti amerikan Donald Trump ka rishfaqur interesin për të blerë Grenlandën, duke postuar në Twitter një fotografi të fotoshopuar ku shihej kulla e tij “Trump Tower” në rajonin e ftohtë danez.
“Premtoj se nuk do ta bëj këtë në Grenlandë!”, shkroi ai me shaka.
Postimi vjen pak sitë pasi presidenti ishte “strategjikisht” i interesuar për një marrëveshje përmes së cilës do ta blinte territorin e Arktikut.
Sidoqoftë, kryeministrja e Danimarkës iu përgjigj shpejtë dhe tha se Grenlanda nuk ishte në shitje, duke shtuar se ideja për t’ia shitur atë SHBA-ve është absurde.
Trump do të vizitojë Kopenhagën në fillim të muajit të ardhshëm, kur Arktiku do të jetë në rendin e ditës në takimet me autoritetet daneze si dhe ato të territorit autonom të Grenlandës. /tesheshi.com/